Me rastin e festës së Vitit të Ri, përmes një mesazhi PDSH uron të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, me dëshirën që viti i Ri të sjellë, mirëqenie dhe perspektivë për të gjithë.
Të dashur bashkëqytetarë,
Viti që po e lëmë pas, për komunën e Preshevës, shënoi ndryshime të kënaqshme, duke qenë vitë i sfidave të suksesshme. Ndërsa viti 2012, për PDSH pritet të jetë vit i kthesave historike të shqiptarëve nga trojet etnike, e sidomos i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ditur se cili është qëllimi kombëtarë i çdo personi me gjakë shqiptari.
Në vitin 2011, në komunën e Preshevës, duke iu falënderuar pushtetit lokal, në çdo Bashkësi Lokale është investuar si në infrastrukturë, në disa tjera në arsim e shëndetësi, duke bërë që jeta e qytetarit të jetë sa më e lehtë në këtë kohë të krizës ekonomike.
Vitin 2012, së bashku me ju qytetarë të nderuar do të punojmë edhe më tepër në rrugën e fitoreve që na presin si kombë shqiptarë.
Kërkesat tona legjitime për më shumë të drejta në të gjitha sferat e veprimtarisë qytetare dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në vitin 2012-të.
Zonja dhe zotërinj, urime Vitin e Ri 2012-të, plot shëndet, lumturi dhe harmoni familjare.
Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë ne! Gëzuar!