Home » Lajme, PDSH, Vendore » PDSH vazhdon me zgjedhjet brenda partisë në të gjitha organet e saja

PDSH vazhdon me zgjedhjet brenda partisë në të gjitha organet e saja

Partia Demokratike Shqiptare është duke vazhduar zgjedhjet në të gjitha organet e saja me rastin e kuvendit të 5-të zgjedhor të saj. Partia demokratike Shqiptare gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aktivitetet e saja zgjedhore me mbajtjen e kuvendeve në nëndegën qendër e cila përfshinë njësit zgjedhore 1,2, 4 dhe 5 si dhe në nëndegën nr 3 e cila përfshinë njësinë zgjedhore 3. Si pika të rendit të ditës ishin: 1. Organizimi i Kuvendeve të nëndegës (zgjedhja e kryetarit, anëtarëve të kryesisë së nëndegës ) 2. Propozimet për listën e delegatëve për Kuvendit e 5-të zgjedhor të PDSH-së 3. Propozimet për anëtar të Këshillit qendror nga Lista e delegatëve për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së 4. E ndryshme. Të pranishëm ishin një numër I madh I anëtarëve të PDSH-së që gravitojnë në këto njësi zgjedhore ku pas konsolidimit me anëtar të kryesisë, Për Kryetar të nëndegës qendër rizgjodhën prof. Nexhmedin Ahmedin. Po ashtu me rastin e organizimit të kuvendit të 5-të të përgjithshëm të PDSH-së, nga kjo nëndegë u propozuan delegatët në përbërje prej 12 anëtarëve nga radhët e së cilëve u propozuan edhe anëtarët për Këshillin Qendror për Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDSH-së. Zgjedhje e kryesisë së re u bë edhe në nëndegën nr 3. ku për kryetar të nëndegës u zgjodh Hajrush Nuhiu si dhe u propozuan delegatët dhe anëtarët për Këshill Qendrorë ne Kuvendit e 5-të zgjedhor të PDSH-së. I pranishëm në aktivitetet e nëndegëve ishte edhe kryetari i PDSH-së I cili I përgëzoi për aktivitetet që kanë pasur këto njësi si dhe iu dëshiroi sukses në Kuvendin e 5-të zgjedhor. Nga të gjithë delegatët e Kuvendit të 5-të u mbështet lista me nënshkrime e kandidaturës së kryetarit aktual të PDSH-së z. Ragmi Mustafa për tu rizgjedhur sërish në këtë detyrë . Preshevë Komisioni Zgjedhor i PDSH-së . 30. tetor 2012 Ilir Sadriu./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch