Home » Lajme, Ndërkombëtare » PE publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 shtete anëtare

PE publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 shtete anëtare

Sipas rezultateve preliminare forcat progresive pro-BE; EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA,  do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 67.37% të votës së përgjithshme.

Partitë konzervatore dhe populliste; Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve, ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT, Non-Inscrits, kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme.

Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën + En Marche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 në vitin 2014,  në 107 deputetë në këto zgjedhje.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëqur nga Matteo Salvini i Italisë është rritur për 22 deputetë.

Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë.

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.

Sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën.

Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar, pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së.

Po ashtu, duhet nënvizuar se këto zgjedhja kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur në 50.5% të daljes së votuesve.

Në bazë të rezultateve, EPP ka fituar në 13 shtete anëtare:  Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.

S&D ka fituar në 7 shtete anëtare: Danimarkë, Maltë, Holandë, Portugali, Romani, Spanjë, Suedi.

ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare: Çeki, Estoni, Luksemburg.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare: Francë, Itali.

ECR ka fituar në 2 shtete anëtare: Belgjik, Poloni.

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtar: Mbretëria e Bashkuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch