Home » Lajme » Pele në fushë kundër Messi?

Pele në fushë kundër Messi?

Pele, futbollisti më i mirë në histori sipas FIFA-s, mund të zbresë në fushë në moshën 71-vjeçare për tu përballur me… Barcelonën.

Kjo është ideja e presidentit të klubit brazilian Santos, i cili kërkon të grumbullojë O Rei-n për Botërorin e Klubeve ku Santos do të ketë përballë katalanasit, në muajin dhjetor të këtij viti në Japoni.

“Pele është entuziast për propozimin tim dhe ka premtuar se do të stërvitet për tu kthyer në formë në mënyrë që të luajë disa minuta në dy ndeshjet që do të zhvillojmë”, u shpreh presidenti Luis Alvaro Ribeiro.

“Pele është simboli i Santosit. Në karrierë ka fituar 3 botërorë me Brazilin dhe 2 me Santosin. Kjo është një mënyrë për të shtuar trofetë e tij personalë nëse fitojmë në Tokio. Ai nuk mund të qëndrojë 90 minuta në fushë në moshën 70-vjeçare, por imagjinoni një driblim të tij apo një gol me 11-metërsh. Do të emociononte të gjithë botën”, shtoi Ribeiro.

A http://www.buyessayonline.ninja/ former student describes how she sat with her polish-speaking parents during the closing meeting of their home purchase and was able to help the loan officer explain what they were doing and signing

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch