Home » Histori, Lajme » Pellazgia – Kultura e Vinçës !

Pellazgia – Kultura e Vinçës !

E vërteta ishte se në vitin 1854 (pas disa zbulimeve në Shqipëri ) , historiani dhe filologut gjerman Georg von Hahn megjithë të dhënat e pakta, arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Pra Kultura e Vinçës në anët tona qenka zbuluar më herët se në Vinça afër Beogradit sepse sipas burimeve serbe  : Kultura e Vinçes është quajtur sipas lokalitetit Vinça – Belo Bërdo , e cila gjendet në anën e djathtë të Danubit , 11km nga Beogradi në vitin 1908 nga profesori i universitetit të Beogradit dr. Milivoje Vasiç-i    (Винчанска култура је названа по локалитету Винча – Бело брдо, које се налази на десној обали Дунава, у селу Винча, 11 km низводно од Београда, на коме је ископавање започео 1908. професор Београдског универзитета др Милоје Васић, на простору од око 400 m². Ca мањим прекидима, радови су трајали све до Првог светског рата. 1924. године, обављено је ископавање али накратко, због недостатка материјалних средстава.[2] Откривени су остаци осам неолитских насеља, од којих најстарије насеље припада периоду средњег неолита и старчевачкој култури. ) Përkunder asaj që Kultura pellazgjike e vjetër deri në 9000 vjet e mbulon një territor shumë të madh; por emrin me të cilin e njef bota këtë epokë historike e mori nga gërmimi  “ i parë” në VINÇA !

S`kemi çka të bëjmë : Jemi të vonshëm !

Shkrimi pellazg i Vinçes
Shkrimi pellazg i Vinçes

E keqja në këtë mohim të vetvetes është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e djepin e civilizimi
Ja një titull i një botimi serb :   “Осам миленијума српског порекла- Најстарије српско порекло” ( Tetë mileniume të prejardhjes serbe-  Origjina serbe më e vjetra)
Dhe ne prapë vazhdojmë me heshtjen tonë !

Harta e shtrirjes se kultures pellazgjike e quajtura e Vinçës
Harta e shtrirjes se kultures pellazgjike e quajtura e Vinçës

Ja se  çka  shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçes ; “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan… “qytetërim të Vinçës”, sepse në fshatin Vinëa, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim – dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët – ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX – M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të “Albanesische Studien”, në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Dhe , ne prapë e heshtim një kulturë të stërlashtë !

Fahri Xharra ,10.05,16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch