Home » Opinione » Pëllumbat po ndahen nga tufa

Pëllumbat po ndahen nga tufa

Kur ne e mohojmë  vetvetën të tjerët na pushtojnë. Kur ne e nuk duam vetveten ,të tjerët na gllabërojnë (f.xh.)

E patën filluar me atë se kush ishte ”krenaria ”e kombit dhe se kush nuk ishte krenaria e  jonë. Sa shkrime lavdi për ata që kishin bërë shërbime për një imperatori ,jo më të shkurtër se 500 vjet mbi ne. Me këte ia filloi shpërlarja e trurit  dhe ia filloi ”ngrohja” e unit tonë se paskemi pasë qenë dikushi. Me këte ia filloi  ndjenja e ”krenarisë” së  mohuar për njëqind vjetët e serbit . Ne u çliruam fizikisht nga ata dhe menduam se jemi duke u ”çliruar” edhe në mendësi; dhe filloi një ”epokë” e lavdeve për ”krenarinë ” e mohuar dhe të harruar.

 

“Kur e përfunduam intervistën, mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror. Madje vuri në dukje se kishte rezervuar një surprizë për mua, gazetaren shqiptare që kisha shkuar nga larg për opinionin e tij. Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima. (Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi. )

 

60 roja shqiptare në pallatin mbretëror të Jordanisë ,si njerëz trima dhe besnik !  Kësaj i thonë ’krenari”? Povetëm sikur t`ishin ata 60 doktora shkencash ose 60 astronaut që kanë shkelur në Hënë me anijet kozmike jordaneze , atëherë  kishte për të qenë krenari kombëtare edhe pse i paskan shërbyer një mbretërije të huaj. Por sidoqoft, të shkojmë më tutje.

”Përse askund nuk thuhet asgjë për bashkëjetesën shqiptaro-turke në mirëbesim dhe bashkëpunim? Përse nuk flisni askund, në ndonjë libër të shkollave tona për debutimin, protagonizmin dhe suksesin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane? Vezirë, Krye-vezirë, pashallarë, komandantë dhe punonjës administrate të besuar në të gjitha anët e Perandorisë Osmane. Tregëtarë, intelektualë, dijetarë, liderë të fushave të ndryshme.

Kombi Nexhip do të thotë Kombi Fisnik. Përse vallë Osmanët ua vendosën këtë emërtim Shqiptarëve në Perandorinë Osmane? Për urrejtje vallë? Aspak në fakt!”( Edmond Vlashaj) .”Krenari” nga goja e akademikëve. Mburru shqiptarë pr 500 vjetet e tua!

 

”Krenari” pas ”krenarie” , vetlavdërime pas vetlavdërimesh  dhe filloi t`i del ”duçi ” këtij ”sponzorimi” mediatik me qëllime djallëzore :” Kërkesa për korigjim të teksteve të historisë u bë dhe nga kryeministri Taip Erdogan, 3 vjet më parë, në 2008, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë. Qeveria shqiptare bëri të ditur ( atëherë) se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e “gabimeve” në tekstet e Historisë.”  por kjo nuk mbetët vetëm , ajo  do të shkonë si ”toja e çorapës” : ”Pak ditë më parë edhe ambasadori serb në Tiranë kritikoi tekstet e Historisë se Shqipërisë. Përfaqësuesi i Beogradit zyrtar deklaron se në disa libra të veçantë, pa i specifikuar ato, nuk trajtohet si duhet origjina e popujve fqinjë me Shqipërinë.

(s.g/balkanWeb)” Eu ,vaj ,vatani!

 

Dhe filloi ndarja e pëllumbave nga tufa.

 

Historiani me një karrierë të gjatë mbi supe( Arben Puto), përmend rastin e Ismail Qemalit dhe të Sami Frashërit për të thënë se ata i shërbyen Perandorisë Osmane për një kohë të gjatë, por nuk e lanë pas dore Shqipërinë. Dhe këtë fakt, që sipas tij, historia jonë e ka thënë gjithnjë, peticioni nuk e ka përmendur, gjë që e bën atë të duket si një manifest antiturk.

 

“Historia e shqiptarëve duhet të korrigjohet e jo të ndryshohet. Fatkeqësisht edhe në periudhat më të hershme edhe tash në këtë periudhë ka ende keqpërdorime dhe shtrembërime të fakteve historike”( Akademiku, Feti Mediu) Ai konsideron se krahasimi i perandorisë osmane me pushtimin serb nuk është i drejtë. “Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me NATO-n dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë i agresor ndaj popullit të Kosovës”, thotë Mediu.

Sipas Prof. dr. Ferit Duka. historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika, sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë. “Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike”, – ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.

 

Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor.

 

E more Profesor : “Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri,histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kuturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?

 

Tashmë po shfaqen dy grupime midis vetë historianëve: njëri grupim pro rishkrimit të historisë së shqiptarëve sipas kërkesave turke dhe grupimi tjetër kundër një diktati të tillë, dhe po fillon ndarja e pëllumbave nga tufa.

 

Dhe pellumbi i Xhufëve : Për ta përligjur ndërhyrjen turke në historinë tone, Xhufi bën gabime, bash në fushën e vet, në histori, duke mos i gjykuar dukuritë shoqërore në kontekstin e tyre historik (Nikollë loka). Ai thotë se “në vitin 1930, Italia i bënte persion Zogut që të ratifikonte disa pasazhe të historisë së Shqipërisë në frymën e”miqësisë “ shqiptaro-italiane. Po kështu, në vitet 50 akademikët sovjetikë u sugjeronin” historianëve shqiptarë të evidentonin në tekstet e tyre të hsitorisë vetëm anën pozitive të marrëdhënieve shqiptaro-sllave. Dhe në fund, në vitin 2004, nën presionin e qeverisë greke, qeveria shqiptare pranoi të krijohej një komision i përbashkët greko-shqiptar për “rishikimin” e teksteve tona të historisë”.

 

Po e përfundoj me keqardheje që fjalët e Konicës na jane ende aktuale:” “…Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.

 

Fahri Xharra.

31.03.13 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch