Home » Lajme » Për gjërat themelore për një jetë normale të një familje katër antarëshe në Serbi duhen më shumë se 1000 euro në muaj

Për gjërat themelore për një jetë normale të një familje katër antarëshe në Serbi duhen më shumë se 1000 euro në muaj

Vlerësimet e sindikatave thonë se vetëm 10% e njerëzve jeton në kushte optimale, ndërsa 1 deri 2 % vlerësohen si të pasur, ndërsa të gjithë të tjerët, jetojnë në kufirin e varfërisë. Sipas vlerësimeve të tyre, për një jetë me kushte normale në Serbi për një familje katër anëtarëshe duhen më shumë se 1000 euro në muaj. Këto harxhime nuk do të mund ti mbulojnë as dy rroga mesatare të muajit dhjetor që në Serbi ka qenë rreth 440 euro. Hulumtimet tregojnë se 53.6% e familjeve jeton më keq se sa vitin 2009, ndërsa 34.8% e tyre ka mbetur me kushte të njejta. Vetëm 7.5% e të gjithë banorëve beson se jeton më mirë se sa përpara. Blerjet mesatare ditore para katër viteve ka qenë 410 dinarë ndërsa vitin e kaluar 356 dinarë. Në pazarin ditor, 18 artikuj ushqimor që janë të nevojshëm në vitin 2008 është harxhuar 59% e të ardhurave, ndërsa vitin e kaluar 72% e të ardhurave, çka do të thotë se njerëzit blejnë vetëm ato që janë themelore për jetesë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch