Home » Lajme, Vendore » Për herë të parë Komuna e Preshevës themelon “Zyrën për diasporën”

Për herë të parë Komuna e Preshevës themelon “Zyrën për diasporën”

Kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani,  priti një grup të afaristëve Preshevar që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, Zvicërr, Austri dhe Turqi të cilët vizituan Komunën e Preshevës me rastin e hapjes së “Zyres për Diasporën”, zyre kjo që do të udhëhiqet nga Ndihmës Kryetari për diasporë z.Xhelal Mehmeti.
Bashkëatdhetarët e ardhur nga Europa shprehën kënaqësinë dhe mirënjohjen që për herë të parë në 20 vitet e fundit, Komuna e Preshevës me hapjen e “Zyrës për Diasporën” po fillon që afaristët nga perëndimi të i trajtojë si bashkëpunëtor të pazëvendësueshëm në zhvillimim dhe avancimin e pozitës socio-ekonmike të Preshevës, raporton RTV Presheva.
Me këtë rast Kryetarja Sinani shprehu gatishmërinë dhe ofroi garancë se Komuna e Preshevës do të kujdeset që të krijojë kushte sa më të volitshme për të ndihmuar dhe lehtësuar veprimtarinë e bizneseve aktuale në Preshevë, duke mos harruar asnjë moment nevojën për lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve të reja të inicuara nga bashkëatdhetarët tanë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Europës.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të afarsitëve të Preshevës që veprimtarinë e tyre ushtrojnë në vend dhe atyre që jetojnë dhe veprojnë nëpër shtetet e ndryshme të Europës, gjë që është njëri ndër synimet kryesore të “Zyrës për Diasporën”. Përveç afaristëve nga diaspora, prezent ishin edhe biznesmen lokal si përfaqësuesi i kompanisë “FLUID” nga Presheva, pronari i qendrës “Befi Center” etj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch