Home » Lajme, Opinione » Për hoxhën e ndershëm Rifat Jashari , fjalët më të mira !

Për hoxhën e ndershëm Rifat Jashari , fjalët më të mira !

Fahri Xharra 2015-1“Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani-tjetrit dhe kam insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri. Sot popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.” – flalët që duhet mbajtur në mend , fjalët që nuk kanë urrejtje fetare , fjalë të thëna në prag të vitit të Ri 216 .
I tha plaku 100 vjeçar Rifat Jashari,  Hoxhë në Zhegër të Gjilanit .

Duka e u bazuar në shkrimin e mrekullueshëm të Gazmend Kajtazit : “Hoxha 100 vjeçar nga Kosova, kur fëmijët vinin në xhami, tinëz ua mësosha alfabetin shqip” desha të thurri disa fjalë fjalë falemnderimi për këtë njeri të fesë te cilit askush nuk ia turbulluar mendjen  që gjeneratve të reja t`iu meson fenë mbrapsht; që “adetet” fetare i kryen në shenjë mirënjohjeje për zotin  që i beson dhe për të jetuar si mësues i fesë. Të rrallët janë si ky njeri që as Serbia e as Turqia nuk e kanë infektuar që të jetë aragat i dreqit ,por shërbëtor i denjë i asja që i ka besuar dhe i beson ende sot në moshën 100 vjeçare.
Desha t`i thurri disa fjalë ëmbla miradije  për këtë njeri i cili e donta mësimin dhe arsimimin :
“Sefte, në shkollë kam mësu në gjuhën e huaj, pra në atë sllave. Unë, pas 4 vjetve shkollë, meniher vitin tjetër jam ba mësues. Mësues dhe nxanës, isha njikohsisht. Kam dashtë me e vazhdue gjimnazin në Gjilan, por nuk më kanë pranue ndonëse nuk ka vend. Një mësues që shumë më ka dashtë, më pat propozue me shkue në Nish, por komuna e Gjilanit nuk më ka lejue. “

Komuna e Gjilanit nuk më ka lejue të mësoj për mësues thot ai , Pastaj kam shkue në Medrese, në Prizren . por… Baba më thoshte : “biro, merr prej shokëve ndonjë fjalë të mirë që nuk e ke ndigjue në katund dhe ndaje me të tjerët”.

Sa prekëse : Unë jam kanë imam dhe kur fëmijët vijshin me mësue mu falë në xhami, tinëz atyne ua msojsha alfabetin shqip dhe letrat e shkrueme shqip i mshefsha në Kuran. Atëherë (1955), në katun pak kush shkollohej. Djemtë tonë nuk e niqshin shkollën mas klasës së katërt për me “i rujt gjanë”, e qikat nuk i lejshin, sepse qysh në klasën e pestë ato rriteshin me trup. Kam shkue shpi për shpi për ti angllatis prindërit e tyne për me i lanë vajzat me u shkollu. Ju thosha atyre se nëse duhet edhe zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku. Unë isha dashamir i shkollës e pastaj vjen xhamia.
Mas pari ja kom nis me qikën teme, masanej kam lyp që edhe të tjerët ta bajnë këtë. Me kan ngu kur ju kom fol. Kajherë pritojshin, po me ma kthy fjalën rrallë s’ka ndodhë. Unë mësuesit ua njifsha. Çdo tre muaj shkojsha, pyetsha a po mësojnë a jo “
Shikoni vullnetin atdhetar të një imam ii cili shumë herët e ka kuptuar që fëmijët si djemt ashtu edhe vajzat duhet të mësojnë shqip dhe të jetojnë shqip përkundër fesë e kanë.
Edhe një herë fjalët e tija të mëdha : “Unë nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani-tjetrit dhe kam insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri. Sot popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.”

Sa iu mungojnë shqiptarëve musliman fjalët e plakut 100 vjeçar Rifat Jashari,  Hoxhë në Zhegër të Gjilanit . “Ju falënderojmë për këto rrëfime interesante, ju urojmë shëndet e sa më shumë fuqi që të ndriçoni edhe më tej këtë begati, e cila gjendet ende e shtresuar te populli ynë aq i hollë dhe aq i vyer.”
( nga autori i shkrimit Gazmend Kajtazi  )
Jemi lodhur me shefqetkrasniqa , irfansalihaj,fuadramiqa , Boll mo !

PS. “Deklaratat dhe veprimet e Shefqet Krasniqit në kohën e fundit i kanë kaluar të gjitha normat morale të një predikuesi fetar, e çka është më tepër një presoni i cili thirret në një fe siç është Islami. Vetë fjala “Islam” d.m.th. paqe, prandaj misioni kësaj feje është që në rruzullin tokësorë të reflekton tolerancë, bamirësi, luftimin e të keqes, kundër dhunës, etj..(G.I.): Feja Islame është tolerante ndaj vetë myslimanëve po edhe ndaj jomyslimanëve, vetë traditat e saj kanë treguar se popujt mysliman që nga koha e Muhamedit e deri në ditët e sodit kanë ditë t’i ruajnë vlerat e veta por edhe t’i respektojnë vlerat e të tjerëve. Prandaj predikimi i Shefqet Krasniqit në emër të fesë Islame është plotësisht i pa bazë dhe i pa argumentuar, i cili e keqpërdorë fenë Islame për qëllime të caktuar, të një grupi të caktuar njerëzish për interesa të ngushta. Deklaratat e tij janë aq irrituese dhe skandaloze sa që pyes veten e bënë me vetëdije apo është i obliguar nga qarqe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që të përçaj komunitetin mysliman në Kosovë apo edhe të ndjellë urrejtje ndaj të tjerëve (fxh , nendor 2013)
Gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të kombit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. “ ( shtypi i përditshëm) “

 

Fahri Xharra,13.01.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch