Home » Lajme, Vendore » Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Anëtarët e “Vatrës”këmbë deri në Vlorë

Për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Anëtarët e “Vatrës”këmbë deri në Vlorë

Me iniciativën e Ekrem Avdiu ish i burgosur politik nga Gjilani, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Dilaver Musliu nga Presheva, anëtarë të kryesisë ”Vatra”,  me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së  Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë do të udhëtojnë këmbë në qytetin e bukur të Shqipërisë, në Vlorë. Këta tre qytetarë, të vetorganizuar do të marshojnë  në këmbë nga Gjilani.
Me këtë udhëtim, ata dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri.  Vete fakti se ata vijnë nga tri qytete të ndryshme: nga  Gjilani,  Presheva e Bujanoci, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.

Nisja e tyre në këtë rrugëtim të gjatë do  të bëhet, më 10 nëntor 2012 në ora 9.00.  Ata do të nisen nga zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit. Itinerari i udhëtimit është: Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morine, Kukës, Rrëshen, Milot, Fushë Krujë, Vor, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë.

Ky grup prej tre vetash, paraprakisht kanë njoftuar edhe institucionet komunale në Gjilan.

Shoqata “Vatra, shoqatë e të ndjekurve nga Kosova Lindore me seli në Gjilan, përkrahë këtë iniciativë dhe u dëshiron që ta kryejnë me sukses këtë rrugëtim.

Gjilan, 04. 10.2 012

Zyra për informim e “Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch