Home » Lajme » Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes FFPB shpërndau mjete mësimore falas për 100 fëmijë në nevojë

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes FFPB shpërndau mjete mësimore falas për 100 fëmijë në nevojë

Federata e Familjes për Paqe_1Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet në të gjithë botën nën moton “Edukimi për Paqen”,  Federata e Familjes për Paqe Botërore  në kuadër të projektit në ndihmë të arsimit për fëmijët jetimë, në Hotel Tirana International shpërndau mjete mësimore falas për 100 fëmijë në nevojë, që fillojnë vitin e ri shkollor 2013-2014. Merrte pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Znj.Lindita Nikolla, njëkohësisht

Federata e Familjes për Paqe_2edhe Ambasadore për Paqen. Ky projekt është ndërmarrë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë që ka identifikuar fëmijët që përfituan nga kjo iniciativë. FFPBB Shqipëri përmbylli kështu projektin veror, gjatë të cilit një grup prej 7 vullnetarësh udhëtuan nëpër disa qytete

të Shqipërisë, për të mbledhur fonde për këtë qëllim për fëmijë të moshave 6-15 vjec, që u mungojnë njëri nga prindërit ose të dy. Gjithashtu pjesë e përfituesve ishin edhe 40 fëmijë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në qarkun e Shkodrës.

 

Federata e Familjes për Paqe_3Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit midis të tjerash theksoi:”Vullnetarizmi është një akt human që promovon mirësinë dhe përmirëson cilësinë e jetës tonë, duke treguar standarte të larta të emancipimit qytetar dhe kulturor për shoqërinë. Unë personalisht jo vetëm qe e çmoj, por dhe e promovoj, që ai të shtrihet në mënyrë kapilare brenda vlerave tona si popull.

 

Ju sot me të drejtë përcillni mesazhin për më shumë vëmendje e mbështetje për fëmijët jetimë, fëmijët në nevojë e për ata fëmijë që për shkak të fenomenit absurd të gjakmarrjes janë të detyruar të ngujohen në shtëpitë dhe kullat e tyre prej frikës së gjakmarrësit. Këtyre fëmijëve u është privuar e drejta e tyre hyjnore për të jetuar të lire.

 

Prandaj ne jemi të angazhuar, të mos lejojmë që ky fenomen, të shkatërrojë pa të drejtë jetën e pafajshme të brezave tanë.

 

Sfidat që gjenden përpara nesh janë të shumta dhe të panumërta dhe për këtë nevojitet dhe ndihma juaj, që ne sëbashku të ngremë themelet e një shoqërie të shëndoshë dhe të sigurtë si kriter zhvillimi për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

 

Si Ministre e Arsimit dhe Sportit do të ofroj gjithë ndihmesën dhe asistencën e duhur, për të mundësuar shkollimin cilësor të këtyre fëmijëve (jetim, të ngujuar dhe në nevojë), pasi e drejta për te zgjeruar dhe zhvilluar kapacitetin e tyre kulturor dhe intelektual, është një e drejte universale.

 

Misioni juaj fisnik, sëbashku me ndihmën dhe detyrimin tonë ndaj jush, duhet të jetë qëllim në vetvete, për të promovuar vlerat tona humane, për të ndihmuar këdo që është në nevojë. Ne duhet të sigurohemi, që gjeneratat dhe brezat tanë të rinj, mos të jenë më viktima e asaj pjese të së shkuarës sonë që nuk i ka hije vendit dhe kombit tonë.”

 

 

Perqafime, Kozeta Zavalani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch