Home » Lajme, Vatra, Vendore » Për nderë të festës së pavarësisë së republikës së Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra ka nderuar me mirënjohje 28 aktivistë të çështjes kombëtarë me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Për nderë të festës së pavarësisë së republikës së Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra ka nderuar me mirënjohje 28 aktivistë të çështjes kombëtarë me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Mirnjohja pavaresise 2017 - 1Veprimtarë të cilët edukuan breza liridashëse dhe me trupin e shpirtin e tyre kontribuan për krijimin e Republikës e Kosovës.

Ky aktivitet tashmë është kthyer në traditë, ku çdo vit Lëvizja Qytetare Vatra nderon ata që kontribuan në shtetëndërtimin e republikës së Kosovës.

Mirnjohja pavaresise 2017 - 2Organizimi filloj me fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Qytetare Vatra,z,Kushtrim Kadriu i cili tha se: ‘’Jemi mbledhur sot të nderojmë ata që u bënë urë për të kaluar nga robëria në liri. Me këtë aktivitet ne duam të tregojmë se këta të cilët sot ne po i nderojmë, kanë dhënë kafshatën e bukës, kanë paguar 3 %-in, shumë prej tyre lanë edhe vatrat për të kontribuar në çlirimin e republikës së Kosovës,punuan pa rroga në arsim, disa prej tyre lane trupin në burgjet e sërbisë e disa në betejat e luftës çlirimtare të Kosovës të cilët nuk u kthyen mbrapa në shtëpi. Fatkeqësisht sot luginasëve që jetojnë në Kosovë, nuk janë duke ju dhënë të drejtat elementare si çdo qytetarë tjetër i republikës së Kosovës. Mirnjohja pavaresise 2017 - 3Urojm që vitet në vijim të mos jenë si nëntë vitet që lam mbrapa të cilat ishin vetëm përjashtuese dhe refuzuese ndaj qytetarëve luginas që jetojnë në Kosovë.’’

Manifestimin e përshëndetën edhe z.Dibran Fylli nga Shoqata Çamëria, z. Asllan Qyqalla nga Shoqata e Muhaxhirëve Mbarëshqiptarë dhe veterani Bajram Arifi.

Zëdhënës: Fikri Mehmeti

Gjilan. Dat. 18.02.2017

Mirnjohja pavaresise 2017 - 4Mirnjohja pavaresise 2017 - 5Mirnjohja pavaresise 2017 - 6Mirnjohja pavaresise 2017 - 7Mirnjohja pavaresise 2017 - 8

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch