Home » Lajme » PËR NJË PËRKUJDESJE MË TË SHTUAR TË SHTETIT AMË NDAJ LUGINËS SË PRESHEVËS

PËR NJË PËRKUJDESJE MË TË SHTUAR TË SHTETIT AMË NDAJ LUGINËS SË PRESHEVËS

Javën e kaluar, pikërisht më 2 dhe 3 qershor, të këtij viti, kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, z. Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, qëndroi për një vizitë punë në Republikën e Shqipërisë.

z. Musliu, gjatë qëndrimit dyditor në Shqipëri, pati rastin të takohet me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli, me të cilën bisedoi për problemet me të cilat po ballafaqohet Lugina e Preshevës e me theks të veçantë gjendja politike dhe sigurisë, shpërngulja e shqiptarëve, mosnjohja e diplomave të Kosovës nga Beogradi, bisedimet shqiptaro-serbe e shumë probleme të tjera me të cilat përballen shqiptarët e këtij rajoni për ditë.

Gjatë këtij takimi u shtrua nevoja e angazhimit më të theksuar të Tiranës në realizmin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për çka kryetarja e Parlamentit znj. Topalli, u pajtua se “nuk kemi tokë për të falur”.

Shqiptarët e Luginës duhet të qëndrojnë në vatrat e tyre stërgjyshore dhe të angazhohen denjësisht në realizmin e kërkesave të tyre të drejta.

Gjithashtu z. Musliu, u takua edhe me Alban Zhapaj, drejtor i arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, me të cilin u bisedua për mundësinë e përfshirjes sa më të mëdha të studentëve nga Lugina në Universitetet e Shqipërisë.

z. Musliu, i paraqiti problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës sa i përket arsimit të lartë dhe u falënderua tek institucionet e Shqipërisë, të cilët po tregojnë një vullnet të mirë në përfshirjen sa më të kënaqshme të studentëve nga ky rajon.

Gjatë zhvillimit të seancës së dytë të Kuvendit Shqiptar të Rinisë ishte i pranishëm edhe kryetari i Asamblesë komunal të Bujanocit, Jonuz Mysliu, i cili shprehu konsideratën dhe mbështetjen e madhe për këtë strukturë të rrallë e cila sapo ka nisur nga punimet. Ai, falënderoi zoti Dritan Broka, kryetar i Kuvendit të Rinisë Shqiptare, duke i uruar sukses në sprovat e reja, në sfidat dhe punën për avancimin dhe afirmimin e rinisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit, njofton Qendra për Informim e LPD-së në Bujanoc.

On the heels of vine’s release, do my homework at http://domyhomework.guru/ facebook’s photo-sharing app instagram announced a video-capturing feature, and users there had all of fifteen seconds to play with

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch