Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » PËR SHOQATAT KULTURORE SHQIPTARE TË LETËRSISË ARTIT DHE SHKENCËS

PËR SHOQATAT KULTURORE SHQIPTARE TË LETËRSISË ARTIT DHE SHKENCËS

Nga Dr. Mehmet Rukiqi

 Është ky një fragment nga një punim më i gjërë për historikun e shoqatave e të Shoqërive, me rëndësi të veçantë për arsimin,  kulturën dhe shkencën shqiptare, që me besnikëri, rrugën e tyre po e ndjek Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

 

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klmenti XI Albani”, në Suedi, shumë dashamirë e lexues të pasionuar të revistës së saj, tejet të begatshme ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” i kthen kah historiku i shoqatave të tilla prej se një shekull e këndej. Shoqata në fjalë, na shpie në përkujtimin e simotrave të saj, prej Flamurit të Arbërit, të drejtuar nga Jeronim Derada dhe Dritës së Stambollit më 1879. Na shpie te jeta dhe veprimtaria drejtuesve sivëllezër të saj, Hysen Ibrahimi, Fetah Bahtiri,  Bajram Muharremi, Saranda Iseni etj.

Përpjekjet e mëdha dhe të gjithanshme të letrarëve tanë atdhetarë në mërgim, përpara Lidhjes së Prizrenit, ndezën shkëndijat e para të dritës së diturisë. Na dëftojnë për njohjen e psikologjisë së shqiptarit të atëhershëm. Na paralajmrojnë se diçka e re po niste të lëvizte në zemrën e një kombi – Lëvizja e përgjithshme kombëtare evropiane, influksi i shekullit XIX, përndryshe shekulli i diturive dhe shpikjeve, nuk e la të thatë edhe shpirtin e këtij populli.

Arriti gjer atje sa ta ngrohë e ndriçojë me drtiën e tij. Pas Haxhi Filipit e De Radës, pas Veqilharxhit e Zarishit, pas Mitkos e Kristoforidhit, shfaqet një dukuri madhështore, e paparë kurrë deri atëherë. Në historinë tonë kombëtare, vërtetohet: ”Shqiptarët, më në fund zgjohen”.

I lanë menjanë grindjet fetare e krahinore. U mblodhën të gjithë së bashku, rreth një ideali. Rrokën armët për fastin e vet. Themelohet Lidhja e Prizrenit. Hidhet gruri i parë themeltar i kombësisë. Pas motmoti, në Stamboll, mu në qendër të Perandorisë Osmane, themelohet Shoqëria ”Drita”. Hidhet guri tjetër themeltar, me peshë t¨åe madhe i diturisë dhe kulturës, i artit dhe letërsisë shqiptare. Gëzimi për te, shkonte thuajse paralel me Shoqatën ”Drita”. I përngjante edhe gëzimit tonë sot për Shoqatën e ditëve tona ”Papa Klementi XI Albani” e Shkrimtarëve dhe Artistëve mërgimtarë të Suedisë.

Që atëherë  me ”Dritën” dhe me vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nisi të lëvizë i tërë populli shqiptar, si bashkësi e si komb. Përherë të parë, u shtuan përpjekjet e vetmuara, të ndonjë gege a të ndonjë toske të moqëm. Ndërmerren angazhime e aksione konkrete. Për herë të parë, Gega e Toska, i krishteri e muslimani i shtrijnë dorën njëri tjetrit, pa dallime krahine e feje. Vetëm atëherë populli shqiptar del në skenën historike. Me themelimin e Shoqatës së Stambollit, fillon historia e vërtetë e letërsisë shqipe,  fillon dinjiteti dhe ndergjegja kombëtare.

Shoqëria u themelua më 1879, u quajt ”Drita”. Themeluesit e parë ishin Sami Frashëri, Jani Vreto e Pashko Vasa – një mysliman, një ortodoks e një katolik. Lumo Skendo pohonte: ”Mbledhjet e Shoqërisë mbaheshin në një shtëpi, ku banonte Sami Frashëri. Puna e parë e Shoqërisë, qe trajtuarit e një ABC-eje për gjuhën shqipe. Trajtuesit bazoheshin, në fillim në alfabetin e vjetër të shkrimit të veriut. Më vonë në mënyrën e përdorur prej Kostandin Kristoforidhit, i dituri elbasanas, kishte marrë nga një palë shkronja të veçanta dhe krejt të pa ngjyra, nga të dy dialektet.

Pemë e parë e Shoqërisë së Stambollit që botimi e një abetareje ”Alfabetare e gjuhës shqipe” (1879) 139 vjet më parë dhe një regullore ”Kanonismë e Shoqërisë së të shtypurit të shkronjave shqipe”. ”Drita” më vonë, u drejtua nga Naim Frashëri e Petro Poga dhe u quajt ”Diturija”. Vijuan botime të tjera të ndryshme.

Pas Shoqërisë së Stambollit, më e vjetra ishte, ajo e Kolonisë së Bukureshtit, degë e ”Dritës” së Stambollit. Shqiptarët e Rumanisë kanë qenë gjithnjë në ballë të Lëvizjes Kombëtare. ”Diturija” botohej në Bukuresht. Në të u botuan veprat e Naimit dhe Çajupit. Në Sofje, më 1890, themelohet Shoqëria ”Dëshira”. E siguroi edhe shtypshkronjën, të drejtuar nga Kristo Luarasi. Në Egjipt, ndjenja kombëtare u mbajt e gjallë dhe e forcuar, ndjenja kombëtare u mbajt e gjallë dhe u forcua nga Thimi Mitko, Spiro Dine, Andon Zako Çajupi, Jani Vreto e Milo Duçi. Miloja, më 1897 emrohet kryetar i Shoqërisë ”Vëllazëria e Shqiptarëve”. Për t’u kujtuar është edhe Shoqëria në Aleksandri.

Në Amerikë ku dërgoheshin mijëra shqiptarë, për të kërkuar bukë dhe punë, lindën disa shoqëri të ndryshme.

Më 1909, në mesin e punëtorëve, sheh dritën fletorja e tyre ”Kombi”. Po vetëm nga viti 1912, të gjitha këto shoqëri, si ”Besa-Besën”, ”Flamuri i Krujës”, ”Shoqëria Kombëtare” dhe ”Dallëndyshja” mblidheshin në një federatë të madhe, që u quajt ”Vatra”, me qendër në Boston të SHBA-ve. Kryetar i parë i Federatës, emërohet Fan Noli.

Në Shqipëri, e para shoqëri themelohet në Korçë, më 1885, prej Thimi Mitkos, Orhan Çerçiz Pojanit e Jovan Kosturit. Pandeli Sotiri hap një shkollë private shqipe 1886-87. Në Shkodër vepronin: Shkolla Françeskane, më 1861. Nën drejtimin e Gjergj Fishtës më 1902, shqipja ishte gjuhë mësimi. Më 1899, themelohet Shoqëria ”Bashkimi”, prej imsot Prenk Doçit abat i Mirëditës. Në Shkodër, më 1901, nën drejtimin e Ndre Mjedes, themlohet Shoqëria ”Bashkimi”.

Shoqëritë ”Bashkimi” dhe ”Agimi”, i dhanë kontribut të veçantë vendimeve të Kongresit të Manastirit, më 1908, për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Është ky një fragment nga një punim më i gjërë për historikun e shoqatave e të Shoqërive, me rëndësi të veçantë për arsimin,  kulturën dhe shkencën shqiptare, që me besnikëri, rrugën e tyre po e ndjek Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore