Home » Lajme, Opinione » Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit

Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit

Nga Azgan Haklaj

Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë ekzistencës dhe historisë së tij.Bibla na rrëfen për vrasjen e Kainit të cilin satanai e frymëzoj të ekzekutonte vëllain e tij Abelin.Neroni i Romës i hidhte të krishterët para luanëve të uritur, e prijësi i mongolëve Xhengis Khani me hordhitë e tij ndërtonte piramida me koka të prera.Hitleri ekzekutoj në krematoriume e dhoma gazi hebrejë dhe Pol Poti vrau një të tretën e popullit të tij.Ndërgjegja e njerëzimit është zgjuar sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.OKB-ja e Konventa e saj e vitit 1948 për të drejtat, Karta Europiane, ajo e Helsinkit, Këshilli i Sigurimit e organizma të tjera ndërkombëtare janë mekanizma të krijuara për të mbrojtur jetën dhe liritë e të drejtat e njeriut nga dhuna dhe barbaria, e garancitë e këtyre lirive dhe të drejtave të njerëzve kudo në botë, të paktën prej një shekulli  është SHBA-ja një Komb i lirë e i fuqishëm, të cilin etërit e tij themelues e projektuan si të tillë qysh në Aktin e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e saj të frymëzuar nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga iluminizmi europian.Amerika fitimtare e dy luftërave botërore.Amerika e Xhon Kenedit që frymëzoj epokën kozmike dhe e Roland Reganit që mposhti Perandorinë e Kuqe duke e detyruar Bashkimin Sovjetik të kapitullonte pa kushte u godit barbarisht me dt 11-të shtator të vitit 2001 në zemër të saj në Qendrën Botërore të Tregtisë e në Pentagon.Profeti Nastradamus e kishte paralajmëruar këtë ngjarje qysh në mesjetë kur shkruante se:”Mbreti i terrorit do të vijë nga qielli”.Për një çast u duk se krijesa satanike e njohur si Al Kaeda dhe drejtuesi i saj Bin Laden u bënë zotër të plotëfuqishëm të botës por Amerika nuk ra, qëndroj e pamposhtur.Ajo deshmoj se është superfuqia më e madhe që ka njohur bota në të gjitha aspektet ekonomik, shkencor, ushtarak, një vend i lirë me resurse të pashterrshme e një forcë kolosale goditëse kur dikush kërkon të përballet me të.Totalitarizmi, injoranca, varfëria e urrejtja e frymëzuar nga fondamentalizmi dhe ekstremizmi fetar janë shtrati ku lind e rritet terrorizmi.Diktatorët e regjimet e tyre kudo në botë mundohen ta paraqesin SHBA- në Atdheun e lirisë si satanai i madh, si përbindëshi që duhet mundur me çdo kusht.Fundi politik i Hitlerit, Duçes e Stalinit, Gedafit dhe Sadamit, apo fundi i boshtit Romë – Berlin – Tokio në Luftën e Dytë Botërore janë shembuj bindës se Lidershipi Amerikan është garancia e djeshmes, e të sotmes dhe të ardhmes për njerëzimin dhe ëndrrën e tij, për të jetuar në liri dhe paqe.Për shqiptarët të cilët kanë të parë SHBA- në, mikun dhe aleatin e madh në momentet më të vështira të historisë së tyre, 11-shtatori është edhe dita e tyre e kujtesës.E në këtë ditë dhëmbje dhe krenarie ata ndihen amerikanë në kuptimin e plotë të fjalës.Vendi ynë është rreshtuar pa hezitim në krah të SHBA-së, Natos dhe kombeve të tjera të lira në luftën kundër terrorizmit, e ky është një qëndrim i palëkundur.Paqes e lirisë kudo në botë i duhet një Amerikë e fuqishme dhe e aftë për të qenë gardiane e lirisë së Planetit.Një Amerikë e fortë për të ju shtypur kokën gjarpërinjeve të terrorit.Ajo u konceptua e tillë nga Presidenti Bush në ditët pas 11-të shtatorit dhe u bë e tillë në mandatin e parë të Presidentit Trump, fitorja e të cilit në zgjedhjet e 3 nëntorit është kambana e alarmit për diktatorët e mbarë botës dhe një festë lirie për SHBA- në dhe aleatët e saj, të cilët shohim tek ky burrështetas i madh fytyrën e lirisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch