Home » Lajme, Vendore » Përdorimi I internetit – pasoja negative për fëmijët

Përdorimi I internetit – pasoja negative për fëmijët

Humbja me orë të tëra në internet sjellë rreziqe dhe ndikime negative tek fëmijët,deri në moshën pesëvjeçare,kjo dukuri negative paraqet pasoja mjaft të mëdha fizike  ka thënë kështu në programin e paradites psikologjia Fatime Fazliu.

Përdorimi I internetit në telefonat celular është bërë pjesë e secilit fëmijë. Por pas gjithë kësaj fshihet ndikimi negativ tek ata,duke I sjellë rreziqe të ndryshme,si pasojat fizike dhe në zhvillimin psikologjik,ka thënë kështu psikologjia Fatime Fazliu. Sipas psikologes  në fjalë prindërit janë faktorët kryesor të cilët e lejojnë një gjë të tillë,duhet gjetur çdo mënyrë për të mos lejuar që fëmijët e tyre të kalojnë tërë kohën në internet. Në kushtet kur përdorimi I internetit nga fëmijët nuk njeh kufij,psikologjia Fatime Fazliu  porosit prindërit që ti largojnë fëmijët nga interneti në mënyrë që të mbrojnë ata nga rreziqet potenciale.

 

fmeijet interneti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch