Home » Lajme, Opinione » Perëndimi – dëshirë e gjithëmotshme shqiptare

Perëndimi – dëshirë e gjithëmotshme shqiptare

Njerëzit e urtë , atdhedashës , të mençur. të ndritur , të një mendjeje  që vetëm përparimi kombëtar do i sjellë të mira atdheut e kishin një mendje- Perëndimi . Të lodhur nga ngecja qindra vjeçare , por edhe më të lodhur që askund nuk shihej një fije shprese për ndryshim;të vetmen zgjidhje e   shihnin vetëm në  drejtimin andej ka perëndon dielli dhe kërkonin domosdoshmërish një shkëputje nga errësira shekullore.
Me këtë shkrim jemi në vitin 1936 , pra 24 vjet pas shpalljes së Pavarësisë por sipas asaj që shkruhej në rëvisten kulturale” Rilindja “ të botuar në Korçë nga Dr. Pandi M.Frashëri shihej që “drita e kombit” ishte e pakënaqur me gjendjen që mbretëronte aso kohe në Shqipëri dhe e kërkonte një shkëputje përfundimtare nga “Orientalizma “  -Lindja ( siç e quanin atëherë ). I kishim të gjitha mundësitë , por prapë ngecej mbrapa.
“Po a gjinden sot në Shqipni elemente  që ne vendin t’ onë feodal, patriarkal dhe oriental « ? Po, bile edhe  me shumicë
«-Pik së pari kemi njerëzit tanë qi nuk kanë asnji interesë fetar  ose shoqnor  qi të pengohet në Shqipni penetracioni i parimeve dhe i idealeve t’ oksidentit e qi të konservohet ndër ne shoqnia e soçme me gjith institucionet orientale e feodale të saja – Të gjith thonë se Shqypnija, kshtu e vjetrueme siç asht, nuk mund të rrojë  në rrethin e popujve të qytetnuem, por duhet reformue   istitucionet orientale e feodale të saja; “ Bëjeni krahasimin me të sotmen ;të sotmen në Shqipëri dhe Kosovë !
Nejse ,artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë  vegëz :(( http://www.bksh.al/gsdl/cgi-bin/library.exe?e=d-01000-00—off-0revistaa–00-1–0-10-0—0—0prompt-10—4——-0-1l–11-en-50—20-about—00-3-1-00-0-0-11-1-0utfZz-8-00&cl=CL1.11.3&d=HASH01e9af6866173178c39f630a&x=1 )
Por ç`ishte Oksidentalizma ? Pse ajo kërkohej ? Pse këtë popull e mundonte  gjithmonë dëshira për të qenë perëndimor ?

Po sot , pse  edhe  sot duhemi të ballafaqohemi me kërkesën për Perëndim  dhe me pengesën e imponuar që të rikthehemi në Lindje. ?

Ju lutem që të shprehni mendimin e juaj !

Fahri  Xharra 01.05.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch