Home » Lajme, Vendore » Përfaqësues të UNHCR-ës dhe mjekëve pa kufij takim me anëtarët e SHKSJ në Preshevës

Përfaqësues të UNHCR-ës dhe mjekëve pa kufij takim me anëtarët e SHKSJ në Preshevës

Shtabi-1Me rritjen e fluksit të refugjatëve nga vendet aziatike dhe evropiane Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë  ka mbajtur mbledhje rreth koordinimit mbarëvajtjes punëve sa i përket refugjatëve me ç’rast ka formuar dhe një komision  profesional  rreth kësaj problematike. Gjatë ditës së sotme Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë pati takim me përfaqësues të UNHCR-së dhe mjekëve pa kufij.  Në këtë takim u shtjelluan tema konkretisht rreth ndihmës për refugjatët e lartpërmendur.

 

 

 

Në takimin e sotëm me anëtarët e shtabit për situata të jashtëzakonshme  ,përfaqësuesit e zyrës së UNHCR-së në Beograd dhe mjekët pa kufij janë shtjelluar  temat rreth refugjatëve .Madje kryetari i shtabit Nexhmedin Ahmedi ka  theksuar se  për mes kryqit të Kuq lokal janë ngritur dje  dy tenda dhe janë ofruar disa shërbime për kushte minimale për refugjatët të cilët vijnë nga vendet afrikane dhe aziatike.  Shtabi  komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë ka ndarë 500 mijë dinarë ku janë paraparë të shfrytëzohen për gjëra ushqimore dhe barëra  për refugjatët të cilët qëndrojnë në afat të shkurtër për tu pajisur me dokument identifikues për vazhdimin e rrugës drejt BE. Ne para përfaqësuesve të organizatave në fjalë paraqitëm shqetësimet tona që të kryhen gjitha detyrat për të  mos ardhur deri te ndonjë epidemi eventuale ka theksuar veç tjerash Nexhmedin Ahmeti. Qëllimi i vizitës sonë sot në Preshevë është që para se gjithë që njoftohemi me të dhënat madje  të shqyrtohet situata momentale  rreth  refugjatëve tha kështu Ljubinka Mitroviq , përfaqësuese e zyrës së UNHCR-së në Beograd. Mbetet që ditëve në vijim të merren edhe hapa konkrete rreth sigurimit të ndihmave  elementare nga përfaqësuesit e lartpërmendur./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch