Home » Lajme, Vendore » Përfaqësuesit e shoqatës „Vatra“ priten në AKR

Përfaqësuesit e shoqatës „Vatra“ priten në AKR

Sot me 24 tetor, përfaqësues të Aleancës Kosova e Re u takuan me përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” nga Gjilani, shoqatë kjo e shqiptarëve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i shoqatës Sejdulla Kadriu, si dhe anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.

Ata u pritën në zyrën AKR-së nga një delegacion i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i AKR-së, z.Ibrahim Makolli.

Në takim u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, z.Sejdulla Kadriu është shprehur se, qëllimi Iitakimit ka qenë senzibilizimi i problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

“Ne kemi kërkuar që në agjendë të bisedmeve në mes të Kosovës dhe Sërbisë të futet edhe qështja e senzibimlizimit të problemeve të popullatës së asaj ane”.

Ndërsa, Sekretari I përgjithshëm I AKR-së, z.Ibrahim Makolli, duke folur për të drejtat që Kushtetuta e Kosovës ju garanton minoriteteve, ka theksuar se Aleanca Kosova e Re, do të angazhohet që në bisedimet eventuale të Kosovës me Serbianë të shtrohet edhe qështja e garantimit të të drejtave elementare të popullatës shqiptare në Kosovën Lindore.

 

 

 

Me rrespekt shoqata”Vatra”-Gjilan 24,10,2012.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch