Home » Lajme, Opinione » Përflakja e Jezu Krishtit në Notre Dame përcëlloi shpirtin e njerëzimit

Përflakja e Jezu Krishtit në Notre Dame përcëlloi shpirtin e njerëzimit

Nga Azgan HAKLAj

Kur flakët e Notre Dame skuqën qiellin e Parisit, Bota shtangu dhe mbajti frymën për një çast.
Një nga Kryetempujt dhe ndertesat më të bukura e madhështore që ka krijuar mendja njerëzore u duk se do të zhdukej përgjithmonë në atë lëmsh të zjarrtë që të kujton Ferrin Bibliko-Dantesk.
Fatmirësisht ajo u mbajt në këmbë si një kollos i plagosur.
Notre Dame, një Kryevepër e arkitekturës dhe inxhinjerisë ka sunduar në shekuj me plotfuqinë e saj Qiellin e Parisit.
Eshtë dashur një kohë e gjatë, plot 2 shekuj që arkitektët, konstruktorët e ndërtuesit e saj gjenial ti jepnin formën përfundimtare shtëpisë së Zotit.
Kombet e mëdha e të civilizuara siç është Franca e Karlit të Madh, e monarkëve të ndritur, e Perandorit Gjenial Napoleon Bonaparti, e iluminizmit dhe revolucioneve, letërsisë , artit e kulturës së madhe reagoi fort teksa shihte një nga simbolet e mëdha të shpirtit të saj të besimit, kulturës, historisë e gjenisë së vet krijuese të shkërmoqej para syve.
Bashkë me Francën reagoi e gjithë Bota.
Ndërgjegja e saj e përgjumur u zgjua sepse njerëzimi e ka në ADN-në e tij reagimin kur rrezikohen kryeveprat e deshmisë së tij historike e kulturore.
Ndoshta shpirti i përflakur i Jezu Krishtit po “digjej” në atë zjarr për tu ringritur përsëri në lartësinë e qiejve për të na dhanë Mesazhin Hyjnorë se kjo Shtepi Madhështore e ngritur si një Kult nderimi e adhurimi ndaj Zotit është e përjetshme dhe e pamposhtur.
Shqiptarët jenë krenar sepse kanë me Notre Dame të Parisit një lidhje të veçantë.
Në shtator 1457 kur Europa dridhej përpara egërsisë e barbarisë së horrdhive otomane, kambanat e Katedrales së Parisit gjëmuan fort për ti dhanë Francës dhe Europës lajmin e fitores madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij në Betejën e Albulenës.
Franca beson tek Zoti, tek vlerat e lirisë dhe civilizimit.
Parulla e Revolucionit Francez Liri-Barazi-Vellazëri është sot dhe në të ardhmen Trinia e Shenjtë dhe busulla e pagabueshme që i udhëhoqi kombet drejt rendit të ri botëror e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.
Francezët kanë luftuar në shekuj për lirinë e tyre e lirinë e të tjerëve.
Ne jemi një komb ndërtuesish tha Presidenti Makron.
Do ta ringremë së bashku Katedralen u shpreh Ai.
Notre Dame e përflakur na kujton se sa e fuqishme është ndjenja e solidaritetit dhe memories sonë të përbashkët, si mekanizmi i vetëm që bën të mundur që tik- taku i orës së historisë të mos ndalojë kurrë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch