Ka përfunduar edicioni i dhjetë i Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013. Në mbrëmjen e fundit u prezantua Teatri Metropol nga Tirana me Komedinë Tri Mendje në ankand ku dhe rrëmbeu çmimin e parë. Gjithashtu juria profesionale ka ndarë edhe shtatë çmime për aktorët pjesëmarrës në këtë festival.
Teatri Metropol Tiranë me komedinë Tri mendje në Ankand fitues i çmimit të parë në edicionin e dhjetë të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013. Në këtë komedi flitej për tre të sëmurë ku e tërë ngjarja zhvilohet në dhomën e një spitali psikiatrik,ata mbartin me vete shqetësimin e madh,të zënë vrimat e kësaj psikiatrie,e cila pikon nga të gjitha anët. Vepra tri mendje në ankand përcolli mesazhin e saj për dashuri.
Për regjisoren e kësaj shfaqje Elma Doresi është hera e parë që vjen në Preshevë,dhe ndjehet mjaft e kënaqur për këtë çmim.
Aktorët e Teatrit Metropol për Radio televizionin Presheva thanë se ky festival u jep mundësi të gjithë aktorëve shqiptar të jenë prezent në qytetin e Preshevës.
Bashkë me trupën e Teatrit Metropol kishte ardhur edhe drejtoresha e këtij Teatri Suela Konjari,e cila u nda e kënaqur me përshtypjet e publikut.
Drejtori i SH.K Abdulla Krashnica Naser Nuredini tha se netët e festivalit kanë rrjedhë mirë ashtu siç ishte paraparë që nga fillimi. Publiku e ka mirëpritur çmimin e parë që u nda për Komedinë tri mendje në Ankand.Prof,dr e dramaturgjisë Luljeta Isaku tha se ky festival bashkon të gjitha Teatrot Shqiptare,dhe të gjitha komeditë kanë qenë në nivel të duhur.Këtë vit në Festivalin Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013 morën pjesë 5 teatro nga trojet shqiptare si Teatri i qytetit të Mitrovicës, Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona”, Teatri i Tetovës, Teatri i qytetit në Gjilan dhe Teatri “Metropol” nga Tirana.
Në natën finale juria profesionale ka ndarë edhe këto çmime.
Çmimi Regjia më e mirë Elmaze Nura nga teatri “Dodona” Prishtinë
Çmimi Special Teatri i qytetit të Mitrovicës
Çmimi Aktori më i mirë mashkull Mentor Zymberi nga teatri “Dodona” Prishtinë
Çmimi Aktorja më e mire Florentina Ademi nga teatri “Dodona” Prishtinë
Roli dytësorë më i mirë femër, shkoi për dy aktoret Elona Hyseni nga Teatri Metropol tiranë dhe Mejreme Berisha nga Teatri i Gjilanit
Çmimi Roli dytësor më i mirë mashkull Arsim Fazlija nga teatri i qytetit te Tetovës.