Home » Lajme » Përfundon me sukses trajnimi 5-ditor “Certified Interpretive Guide”, CIG

Përfundon me sukses trajnimi 5-ditor “Certified Interpretive Guide”, CIG

Trajnimi CIG, i sjellë për herë të parë në Shqipëri nën organizmin e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe, shënoi sot përmbylljen e tij me sukses.

Programi i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, interpretimit por jo vetëm, duke ju ndihmuar në përmirësimin e teknikave të prezantimit përmes kombinimit të bazave teorike me strategji praktike, për ofrimin e një programi cilësor interpretues tek vizitorët në sitet e trashëgimisë kulturore.
Programi ishte intensiv dhe përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Pjesëmarrësit praktikuan se si të implementojnë ide të forta dhe inovative për të angazhuar audiencën vizitore në një mënyrë kuptimplotë dhe të paharrueshme.Ata u njohën me historinë, përkufizimin dhe parimet e interpretimit dhe se si të përshtasin temat e programeve për audienca të ndryshme.
Në fund të ditës së sotme, gjatë momentit të shpërndarjes së çertifikatave për pjesëmarrësit, ishin prezentë dhe Drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj së bashku me Kryetarin e Bordit Drejtues Prof. Valter Shtylla, të cilët falenderuan përzemërsisht lektorët Valya Stergioti dhe Max Dubravko Fijacko për dedikimin në punën e bërë gjatë gjithë programit dhe për rezultatin e kënaqshëm që mundësuan, pavarësisht situatës delikate në të cilën u zhvillua, për shkak të pandemisë.

Kontakt

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT
Adresa: “Rruga e Elbasanit”, Pall. 111, Shk. 1, Kati 2, Ap. 3, 
1003 Tirana, Albania . Po.Box. 2905

Cel: +355 (0) 67 605 8044   Tel:+355 4 221 5027Website: www.iett.al     E-mail: info@iett.al

Rrjetet sociale @iettalbania

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch