Home » Lajme, Vendore » Përgëzohet udhëheqësia e re e Komunës së Medvegjës

Përgëzohet udhëheqësia e re e Komunës së Medvegjës

Nexhmedin SaqipiMyftiu Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon emërimet e reja në pushtetin lokal të Medvegjës, e posaçërisht të nënkryetares së komunës zonja Leme Xhema dhe nënkryetarit të Kuvendit zotëri Florim Sahiti.

“Zgjedhja e këtyre funksionerëve të qëlluar, tregon vazhdimësinë e aktiviteteve të tyre, në mbrojtjen e bërthamës etnike në këtë komunë dhe mbrojtjen e identitetit kulturor e fetar. Këta përfaqësues legjitimë e kanë treguar veten, së pari me qëndrimin në vendlindje dhe së dyti ne aftësisë për të menaxhuar me pushtetin vendor”, theksoi mes tjerash Myftiu Saqipi, në përgëzimin e tij.

Myftiu Saqipi, uroi udhëheqësinë e re të Komunë së Medvegjës, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese, në rrugën e realizmit të kërkesave të qytetarëve pa dallime përkatësie nacionale, kulturore e fetare, thuhet në përgëzimin e Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili njëherit është edhe koordinator i lëndës fetare për shkollat, në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch