Home » Lajme, Vendore » Përherë të parë në Luginë vizitë zyrtare një deputete e Parlamentit të Kosovës

Përherë të parë në Luginë vizitë zyrtare një deputete e Parlamentit të Kosovës

Në Preshevë sot për herë të parë ka qëndruar një përfaqësuese e Kuvendit të R. Kosovës. Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së ka thyer akullin e vizitave të përfaqësuesve institucional për ta vizituar Luginën. Ajo me këtë vizitë për ne në Luginë ka hyrë ndoshta edhe në histori.

Për herë të parë në Luginë të Preshevës, në një vizitë zyrtare ka qëndruar një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është kjo deputetja e PDK-së njëherësh edhe kryetare e deputetëve të rinjë në Kuvendin e Kosovës Ganimete Musliu. Ajo vizitën e saj e filloi duke bërë homazhe në vendin ku ka qenë lapidari dëshmorëve të UÇPMB-së duke vënë kurora me lule. Më pastaj vizita ka vazhduar në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Aty janë biseduar shumë çështje që siç tha deputetja Musliu të gjitha problemet do të zgjidhet por kërkojnë angazhim dhe iniciativa e që nga kryetari Mustafa nuk kanë munguar asnjëra ka thënë deputetja pas takimit.
Mustafa tha se është biseduar edhe çështja e studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Kosovës. Është premtuar që kuotat do të rriten nga deputetja, ndërsa Mustafa ka kërkuar që studentët me kushte të vështira të kenë benificione. Ndërkaq nuk janë lënë anash edhe çështjet politike. Në focus të veçantë kanë qenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku kërkohet reciprocitet me serbët e Kosovës. Parlamenti Kosovës e mbështet protestën gjithëpopullore që do të mbahet të shtunën në Preshevë, sepse me të kërkohet realizimi I të drejtave. E në fund të takimit kryetari Mustafa, deputetes Musliu ia dha si kujtim nga Presheva simbolin e Komunës së Preshevës. E ajo tha se do ta ruaj dhe do ta kujtoj këtë si vizitë historike. Vizita e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu ka vazhduar në takim me të rinjët e Luginës së Preshevës, ku nga ta ka marrë opinionet, kërkesat, si dhe ka shprehë gatishmërinë për bashkëpunim që zëri i të rinjve të Luginës të dëgjohet në Kuvendin e R. Kosovës.
Tek vizita u pa edhe ndjenja e patriotizmit, pasi deputetja Ganimete Musliu vjen nga regjioni Drenicës. Ajo ka vizituar edhe kompleksin memorial kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së që është duke u ndërtuar në BL të Rahovicës.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch