Home » Lajme » Perkujtim – Ndërron jetë gazetari Mehmet Latifi nga Presheva

Perkujtim – Ndërron jetë gazetari Mehmet Latifi nga Presheva

Shkruan: Xhemaledin SALIHU
Mehmet Latifin nuk e kisha gjenerate te shkolles, sepse ai ishte disa vjet me i ri.
Mehmeti lindi ne Presheve dhe pati nje jete te veshtire, deri sa u largua nga Presheva e shkoi ne Struge, ku u prit se nje intelektual i mirefillte. Atje u martua me nje strugane dhe mete e lindi Aniten, nje vajze qe me sa dij merret me gazetari, sikur edhe prindi i saj Mehmeti.
Ne vitin 1995 udhetuam me Agron Boriçin, te ndjer ne Struge lidhur me ftesen e SHKASH “Drita” te Livadhise se Struges, per ne Festivali e SHKASH ne Presheve.
Ne Struge na priti Mehmeti, mik, shoq i vertete, bujar, buzagaz, i informuar dhe shume i interesuar qe festivali i jone ne Presheve te kete suskses dhe shume beri ne kete drejtim.
Mehmeti me te gjitha forcat e tij intelektuale, gazetari, preshevari, atdhetari erdhi ne shprehje dhe u vua ne drejtim te ndihmes se Festivaleve qe atehere u organizuan ne Presheve.
Ai i percolli te gjitha festivalet e organizuara ne Presheve dhe shkroi superlativisht per keto festivali, per dashurine qe e kishte ndaj Presheves, ndaj shokeve preshevare, ndaj preshevareve ne pergjithesi ne disa gazeta qe dalin ne gjuhen shqipe ne Maqedoni. Ne keto shkrime e udhehoqi dashuria atdhetare ndaj Presheves.
Mehmeti jo vetem kaq, por preshevar i vertete u vua ne angazhim te mirefillte qe ne Presheve te fitojne forcat pozitive qe e çojne perpara zhvillimin e Presheves.
Mehmeti jo vetem kaq, por i percolli te gjitha Konferencat shkencore qe i organizoi Shoqata per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore, por u angazhua shume qe ne Presheve ta sjelle edhe Ilirillogun e shquar Aleksander Stipçeviqin, te ndjer tashti dhe ne pamundesi qe i njejti te jete prezent ne Presheve, semundja Ilirillogun e pamundesoi ye jete ne Presheve, mirepo Mehmeti e zevendesoi aq sa mundi dhe lexoi kumtesen e tij.
Mehmeti, muajve te fundit u shtri ne spital nga nje semundje e rende, e cila edhe ia mori jeten, edhepse luftoi per jete, asnjehere nuk e harroi Presheven e tij, ne bisede me te per gjendjen e tij shendetesore, ai rregullisht e kanalizonte se çfare ka ne Presheve, çka po ndodh me Presheven, se Presheva po katandiset, po e humb shkelqimin e saj qe e pate per dekada te shumta. Ne bisede i urijsha shendet, ndersa ai te kthente te situata politike preshevare.
Mehmeti iku ne amshim me mendime dhe veprime atdhetare per Presheven, e dashti ate, i dashti preshevaret, i deshti shoket, miqet e te gjithe ata qe e donin Presheven.
Mehmetin me se shumti e njohi Agron Boriçi i ndjer, ndoshta edhe dikush tjeter, pos familjes e njoha per disa vjet edhe une.
Mua me mbeti ne kujtese shok, mik, atdhetar dhe dashamir i Presheves, gjithmone e ndjeu veten preshevar, edhepse jetoi mjafte ne Struge, sepse atje e gjeti folen familjare dhe shoqerore.
Mehmeti mjaft beri ne informim te drejt, objektiv dhe te bollshem per çeshtjen shqiptare ne Maqedoni dhe per Presheven.
Mehmeti nuk i mbeti aspak ne hak Presheves dhe shqiptareve ne Maqedoni, andaj Mehmet pusho i qete ne Parajsen qe ta siguron puna dhe veprimtaria informative, dashamirese ndaj Presheves dhe shqiptareve ne Maqedoni si dhe ajo atdhetare.
Mehmet te perkujtojme ne shoket, miqet dhe preshevaret, ndersa per punet tende ne jete Zoti te shperblefte me Parajse.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.