Home » Opinione » PËRKUJTIMI I DËBIMIT MASIV TË TËRNOCASVE

PËRKUJTIMI I DËBIMIT MASIV TË TËRNOCASVE


JehonaPress logoNë  organizim të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, në dalje të fshatit, u shpalos pllaka  përkujtimore, kushtuar 15 vjetorit të dëbimit masiv të tërnocasve  nga ushtria Serbe.

Pikërisht, më 23 prill të vitit 1999,  rreth orës 17:oo u bë dëbimi banorëve të Tërnocit  mbi fshat  tek  muri i  lumit  të këtij fshati: gra, burra, fëmijë, të sëmurë, të paralizuar etj.

Për ta shënua  15 vjetorin e dëbimit të tërnocasëve, qytetarë nga Komuna e Bujanocit, u grumbulluan te Muri i Fshatit, par ta shpalosur pllakën përkujtimore në të cilën shkruhet: “Në këtë vend, më 23 prill të vitit 1999, banorët e Tërnocit me dhunë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, me ultimatumin e ish gjeneralit të ushtrisë jugosllave”.

Gjatë hapjes së këtij tubimi përkujtimor, kryetari i BL-së të Tërnocit, Agim Haliti, theksoi se ngjarja e 23 prillit të para 15 vjetëve nuk do të harrohet kurrë. Ishin momente të vështira e kritike atëhere, për tërnocasit dhe shqiptarët në përgjithësi.

“Kjo ishte një sakrificë, një sfidë për të gjithë ne që përjetuam dëbimin masiv nga shtëpitë tona, por edhe një qëndresë, me të cilën dëshmuam se këtu jemi dem baba dem dhe do të qëndrojmë me shekuj”, tha mes tjerash z. Haliti.

Në vazhdim fjalën e mori projekuesi i pllakës përkujtimore, Emrullah Lutfiu, i cili theksoi se gjatë 23 prillit të vitit 1999, në ora 16: 50 minuta me urdhrin e komandanitit  të kazermës  së Bujanocit  Vidoj Millosheviq, u bë dëbimi i banorëve të Tërnocit nga shtëpitë  e tyre, gra burra, pleq e fëmijë, në mesin e tyre nuk u kursyen  as lehonat me foshnjat e posalindura,  të paralizuarit dhe të sëmurit që ishin në shtrat.

Gjithashtu, në këtë tubim përkujtimor, u paraqit Myftiu i Luginës së Preshevës, kryetar i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, nëjri nga aktivistët  dhe prijësit fetarë,  i cili asokohe qëndroi në krahë të popullit, duke u vu në ballë të mobilizimit për ta shpëtuar eksodin masiv jashtë vendit.

Myftiu Saqipi, mes tjerash, përkujtoi të pranishmit se në çfarë ankthi dhe në çfarë rrëmuje, ndodhej populli në atë kohë.

“Sa ishte e tmerrshme dhe e kobshme dëbimi i tërnocasëve jashtë shtëpive të tyre në periferi të fshatit, po aq trishtuese ishte ftesa për  mobilizim të dhunshëm i 145 të rinjve, të cilët u bënë mur i gjallë për ta ndaluar eksodin masiv për Maqedoni e vendet perëndimore. “E pranova ftesën për t’i thënë Stop lumit të ikjeve, të cilat kishin boshatisur gati gjithë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Pranuam të flijohemi për hir të një kauze qytetare për shpëtimin e vendit”, tha Myftiu Saqipi.

Falë qytetarëve, që ditën të organizohen, mobilizohen dhe të solidarizohen, në kohën kur aktivitetet e partive politike kishin pushuar, u gjetën veprimtarë të devotshëm, të cilët ndaluan vrasjet masive, dhunimet dhe format e tjera të dhunës së atëhershme shtetërore. Andaj, për tejkalimin e të gjitha këtyre sprovave ishte dashur shumë besim, mature, guxim si dhe fleksibilitet shumë aktiv për ta mbajtur këtë popullatë në kontroll.

/jehonapress/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch