Home » Lajme » Përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, i bashkon liderët shqiptarë të rajonit në Kukës

Përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, i bashkon liderët shqiptarë të rajonit në Kukës

Kukes-flamujtGjithë liderët e politikës shqiptare janë bashkuar dje në Kukës në përkujtim të 15 vjetorit të eksodit dhe depërtimit të mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës për në Shqipëri. Kukësi dje ishte bërë kryeqendra e gjithë shqiptarëve.

Kukes-1

Ashtu si 15  vjet më parë kur kufiri me Shqipërinë u shndërrua në rrugën e vetme të shpëtimit nga genocidi serb për mijëra shqiptarë të Kosovës, në mënyrë simbolike është ripërsëritur kjo ngjarje në këtë ditë të përkujtimit.

Kukes-RagmiuDy kabinetet shqiptare në këtë mbledhje të përbashkët në qytetin verior të Shqipërisë i kanë rikthyer mirënjohjen për pritjen dhe hapjen e dyerve për qytetarët e Kosovës në ditët e represionit serb, duke e bërë Kukësin kryeqyetin e të gjithë shqiptarëve.

Kukes-Ragmiu2Përderisa në Kukës është shënuar ky përvjetor që ka ardhë si shkak i agresionit serb mbi popullsinë civile, në të njëjtën kohë në Beograd është konstituuar parlamenti i Serbisë, në të cilën janë betuar deputetët se do ta mbrojnë ende Kosovën ashtu si parashihet në kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Kukes-Ragmiu3Por liderët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e Mali i Zi, duke denuar skenarin e Millosheviqit thanë se tashmë çështja e Kosovës nuk ekziston, por ekziston çështja shqiptare.

 

Kukes-GardaKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalën e të cilit dominonte falenderimi për SHBA, NATO-n, BE-në dhe të gjithë miqtë që iu gjenden Kosovës në ato ditë të vështira, falenderime të veçanta shprehu për ish kryeministyrin e Shqipërisë Pandeli Majko.

 

Kukes-Thaci-RamaE nga ana tjetër kryministri shtetit shqiptarë Edi Rama tha se shqiptarët mund të ndahen për çka do, por kur është në pyetje çështja shqiptare askush nuk ndahet.

 

Lideri shqiptarëve të Luginës së Preshevës Ragmi Mustafa bëri të ditur se ende ekziston forma e diskriminimit të vazhdueshëm për shqiptarët, por tash në mënyrë të moderuar.

 

 

Ky shënim i përvjetorit pas përfundimit të ceremonisë është vlerësuar nga kryetari komunës së  Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarit të Kuvendit Komunal Ramiz Latifi, si dhe kryetari Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

 

Ndërsa për të kujtuar simolikishtë vuajtjen e 15 viteve më parë, 100 shqiptarë nga Kosova kjanë mbërritur në këmbë në Kukës ku ata në mes të kufirit janë pritur nga dy kryeministrat Thaçi e Rama.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch