Home » Lajme, Vendore » Përkujtohet 134-vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Përkujtohet 134-vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Aktivitetet përkujtuese me rastin e 134-vjetorit të mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shërbyen për të bashkuar udhëheqësit shqiptarë të të gjithë trevave, përfshi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, homologun e tij shqiptar, Sali Berisha liderin e Bashkimit Demokratrik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, e shumë figura të skenës politike mbarëshqiptare.

Në fjalimin e tij, ndërsa i uroi mirëseardhjen në Kosovë të gjithë të pranishmëve, kryeministri Thaçi vendosi theksin në rëndësinë historike që ka patur Lidhja në historinë e Shqipërisë.

Në vazhdim të deklaratës, kryeministri i Kosovës çmoi se “pavarësia e Kosovës i dha kuptim lidhjes dhe përpjekjes qindra-vjeçare të popullit shqiptar. Kombi nuk ka qenë kurrë më i fortë se sa në këtë 5-vjetor të pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërhyrja e NATO-s në vend korrigjoi një padrejtësi të madhe historike, prandaj edhe aspiratat tona të përbashkëta europiane janë të natyrshme”.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Berisha mori fjalën duke shprehur “mirënjohje të thellë ndaj Kosovës, mëmë e atyre burrave të mëdhenj të kombit, që dhanë jetën për idealin kombëtar”.

 

Pas shënimit të 124 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryministri Thaçi kishte organizuar edhe një drek me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Forumeve Rinore të partive politike shqiptare nga të gjitha trojet. para tyre fjalim mbajtën kryetari kryeministri Thaçi, kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, dhe kryetari i RDK Memli Krasniqi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch