Home » Lajme, Vendore » Përkujtohet 14 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së & video

Përkujtohet 14 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së & video

Në komunën e Bujanocit  u shënua dje 14 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Ndërsa Dobrosit u organizua edhe një tubim solemn ku morrën pjesë përfaqësues të OVL-së të ish UCPMB-së, ish ushtar të UCPMB-së, familjar të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit  dhe qytetarë të shumtë të Luginës së Preshevës  e më gjerë. Ideali i ish ushtarëve ishte i qartë që të lirohen tokat stërgjyshore ishin këto deklaratat publike të kryetarit të kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliut dhe kryetarit të OVL-së në Bujanoc

Në komunën e Bujanocit  u shënua dje 14 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Në organizim të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së dje janë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve, duke filluar  nga varri i dëshmorit Besim Faiku në Tërnoc. babi8 i dëshmorit gjatë një fjalim rasti ka deklaruar se është krenar që patën djemë që dhanë jetën për vendin e tyre. Gjatë ditës së djeshme me rastin e përvjetorit të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin pranë varreve të dëshmorëve, Isa e Shaip Saqipi është   përkujtuar  dalja në skenë për herë të parë e këtij formacioni ushtarak. Kryetari i kësaj bashkësie lokale, Ferat Ferati ka përshëndetur të pranishmit duke rikujtuar sfidat me të cilat janë përballur gjatë asaj kohe banorët e Dobrosinit dhe ish ushtarët e UÇPMB-së. Në Dobrosit u organizua edhe një tubim solemn ku morrën pjesë përfaqësues të OVL-së të ish UCPMB-së, ish ushtar të UCPMB-së, familjar të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit  dhe qytetarë të shumtë të Luginës së Preshevës  e më gjerë. Ideali i ish ushtarëve ishte i qartë që të lirohen tokat stërgjyshore ishin këto deklaratat publike të kryetarit të kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliut dhe kryetarit të OVL-së në Bujanoc, Edmond Isufi. Me rastin e 14 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc në orët e pasdites u organizua edhe një akademi përkujtimore.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch