Home » Lajme » Përmbledhje të dhënash për këtë sezon : Mirësevjen Premier League

Përmbledhje të dhënash për këtë sezon : Mirësevjen Premier League

Nesër do të filloj edhe sezoni i ri i kampionatit mjaft të pritur nga të gjithë ne, i kampionatit anglez.

 

Tashmë kanë mbetur edhe shumë pak orë para fillimit të sezonit të ri të Premier League ndërsa ne do të mundohemi të bëjmë një përmbledhje sado të vogël rreth sezonit të ri të njërës ndër ligat më të forta në Europë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sezoni i fundit i Premier League ishte me të vërtetë drithërues pasi fituesi i titullit u vendos vetëm 2-3 javë para përfundimit të kampionatit. Chelsea dhe Manchester United ishin klube te vetme që kanë luftuar për titullin deri në fund të kampionatit ndërsa klubi që në fund doli me titull në dorë ishte Manchester United falë një paraqitjeje fantastike pikërisht në ndeshjen kundër Bluve e cila mendoj se ishte kruciale rreth titullit të Ligës Premier.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe shumë specialistë mendojnë se në sezonin e ri shumë klube do të jenë duke luftuar për këtë titull, pasi Liverpooli është duke u ringjallur, Manchester City me transferime që po bën ka filluar të frikësoj rivalët, Arsenali edhe pse pritet të shesë yjet e klubi përsëri mbetet njëri ndër pretedentët kryesor për titullin, ndërsa Chelsea dhe United janë klube që pritët të garojnë më shumë për këtë titull. I përbërë nga një klub kompakt të mos thënë perfekt Manchester United zotëron gjithçka që duhet për tu quajtur ‘favorit’ para fillimit të Premier Leagues. Sidoqoftë jo çdo herë favoriti nuk fiton atë që parashikohet të fitoj. E vetmja dobëse e United është porta pasi një gjë kaq e madhe nuk duhet lënë në dorë të një 19 vjeçari i cili e tregoi më mirë vetën e tij në ndeshjen kundër Manchester Cityt pasi ishte tejet jostabil në atë takim. Është një përgjegjësi të mundohesh të zëvendësosh nje Van der Sar i cili me eksperiencën e tij ka bërë që porta e United të jetë e sigurtë për shumë vite me rrallë.

Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe shumë specialistë mendojnë se në sezonin e ri shumë klube do të jenë duke luftuar për këtë titull, pasi Liverpooli është duke u ringjallur, Manchester City me transferime që po bën ka filluar të frikësoj rivalët, Arsenali edhe pse pritet të shesë yjet e klubi përsëri mbetet njëri ndër pretedentët kryesor për titullin, ndërsa Chelsea dhe United janë klube që pritët të garojnë më shumë për këtë titull.

I përbërë nga një klub kompakt të mos thënë perfekt Manchester United zotëron gjithçka që duhet për tu quajtur ‘favorit’ para fillimit të Premier Leagues. Sidoqoftë jo çdo herë favoriti nuk fiton atë që parashikohet të fitoj.

E vetmja dobëse e United është porta pasi një gjë kaq e madhe nuk duhet lënë në dorë të një 19 vjeçari i cili e tregoi më mirë vetën e tij në ndeshjen kundër Manchester Cityt pasi ishte tejet jostabil në atë takim. Është një përgjegjësi të mundohesh të zëvendësosh nje Van der Sar i cili me eksperiencën e tij ka bërë që porta e United të jetë e sigurtë për shumë vite me rrallë.

Në krahun tjetër, tifozët e Liverpoolit presin shumë nga të kuqtë e tyre gjatë këtij sezoni sidomos nga trajneri Kenny Dalglish i cili është duke u trajtuar si mbret nga tifozët e The Reds. Ai ka përkrahjen e tifozëve për çdo gjë që bën të Liverpooli klub ky i cili në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar ka filluar të bëhet tepër i frikshëm. Me një Super-Suarez dhe një Andy Carroll në sulm të udhëhequr nga një mesfushë e re por fantastike e cila ka një titan në mes ‘Gerrard’, Liverpooli është duke u bërë klubi që mund të quhet favriti kryesor pas Chelseat për të fituar titullin e Ligës Premier.

Ndoshta këtë pyetje ja keni bërë edhe ju ndonjëherë vetës suaj. Çfarë është duke ndodhur me Arsenalin? Arsenali para disa viteve sidomos në 2004 ishte superfuqi në Angli pasi fitoi titullin e Premier League duke mos e humbur asnjë ndeshje në tërë sezonin, por tani ky klub është duke u shndërruar në një klub i cili do të luftoj për një kualifikim në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet kur në krye ke një strateg siç është Wenger. Me shitjen e Fabregas dhe Nasrit Wenger do të fitonte para të mjaftueshme për të blerë 4-5 lojtarë të klasit të lartë për të rinovuar në tërësi klubin. Gervinho në ndeshjen e parë me Arsenalin shënoi dy gola që do të thotë është një transfer i qëlluar i Gunners, ndërsa Londinezët janë në gjah për edhe një numër të madh lojtarësh, por a do të transferojë edhe ndonjë pritet të shihet në ditët në vazhdim.

Kjo ishte një përmbledhje e vogël e disa klubeve më me emër në Angli. Cili është mendimi juaj për sezonin e ri të Ligës Premier? Kush do ta fitoj këtë garë? Shprehuni në hapësirën për komente… http://www.homeworkhelper.net

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch