Home » Lajme, LKSH, Vendore » PËRMBYLLEN DËSHMITË

PËRMBYLLEN DËSHMITË

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanina National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë
PËRMBYLLEN DËSHMITË
Në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sot në ditën e gjashtë të RIGJYKIMIT kundër 17 Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve dhe të tjerëve, janë lexuar disa deklarata-dëshmi të shkruara dhe janë paraqitur edhe dy dëshmitarë të mbetur nga dita e djeshme.
Edhe pse Gjykata e Apelit në Beograd, ka konstatuar qartë se nuk mundë të konsiderohen KRIME LUFTE, aktet e kryera gjatë periudhës kohore pas PËRFUNDIMIT të LUFTËS, Gjyqi i Qarkut në Beogard po mundohet ta zgjasë RIGJYKIMIN me manipulime fare të pa-arsyeshme, edhe pse ky RIGJYKIM është dashur të kryhet para një muaji.
Megjithatë, vazhdimi i RIGJYKIMIT u caktua për datat 27, 28 dhe 29 Qershor 2012, ku sigurisht do të paraqiten FJALËT PËRFUNDIMTARE, edhe të Prokurorisë, edhe të Mbrojtjes, edhe të të Akuzuarëve.

07. 6. 2012

Beograd-Preshevë

LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch