Home » Lajme » Përmbyllet Olimpiada e XVI-të në Preshevë shpallen fituesit më të mirë

Përmbyllet Olimpiada e XVI-të në Preshevë shpallen fituesit më të mirë

Është mbyllur dje Olimpiada e Xvi-të në garat e matematikës , ku çmimet e para i  kanë marrë garuesit nga Shqipëria.

Ndërkaq Shpresim Sadiku mori çmimin e matematicientit më të mirë nga Lugina e Preshevës.

Janë shpalluar dje fituesit e Olimpiadës së XVI-të në matematikë, ku çimemet më të rëndësishme i kanë marrë matematicientët nga Shqipëria.Në mënyrë solemne këto cmime u ndanë dje në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica , ku pos cmimeve për vendet e  para u ndanë edhe lëvdata dhe mirënjohje. Për klasat e VII-ta vendi i parë i takoi Aleksandros Ruçi Durrës me 70 pikë, klasat e VIII-ta Bora Starja Elbasan me 76 pikë dhe për klasat e IX-ta Boriana Gjura Durrës 100 pikë.Po ashtu u përzgjodhën edhe matematicientët me të mirë prej secilit vend ,ndërsa nga Presheva këtë cmimi e mori Shpresim Sadiku , Shqipëri Gledis Kallço ,Kosovë Valdrin Alija dhe Maqedoni Herodita Salihu.Katër fituesit e çmimeve të para kanë thënë së ky sukses është meritë e punës së tyre të përbashkët me  mësimdhënësit e tyre.Mr.Musa Ajeti njiherit kryesues i këshillit organizativ të Olimpiadës i ka thënë RTP se këto gara janë vlerësuar si një ndër Olimpiadat më të mira deri më tani.Ai po ashtu ka theksuar se e nxënësit kanë arritë të korrin suksese të mëdha në dallim me olimpiadat tjera.Garuesit po ashtu jaën shprehur të kënaqur me mikëpritjen që iu kanë Preshevarët.Ndërkaq garat e ardhëshme në matematikë, gjegjësishtë  Olimpiada e XVII-të do të mbahet në Durrës dhe do të organizohet nga kolegji turkut Ozal.

RTV Presheva

Some students have wished that they’d paid more attention and learned even homework is more

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch