Home » Lajme, Opinione » Përmbysja e historisë dhe progresit nga klani PAN i Republikës së Kosovës

Përmbysja e historisë dhe progresit nga klani PAN i Republikës së Kosovës

Shkruan: Nehat Hyseni
Dështimet e njëpasnjëshme të gangsterizmit, në esencë provincial dhe primitiv, të pushtetmbajtësve aktualë, që shtiren si “çlirimtarë”, me demek si “krahu i luftës”, e përdhosën imazhin e Republikës së Kosovës dhe na kompromituan para botës së civilizuar, për faqe të zezë!
Kjo dukuri dekadente, nuk ka lidhje me atdhetarizëm, mirëqeverisje dhe politikbërje të përgjegjëshme e normale, që do duhej që të udhëhiqet e qeveriset në bazë të ligjeve dhe rregullave demokratike të mirëqeverisjes, drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, e shfrytëzoi maksimalisht demagogjinë dhe hipokrizinë me kauzën e rrejëshme të demarkacionit, që e bëri kryeministër, i cili menjëherë ia dyfishoi rrogën vetes!
Raporti i Bulliqit është një përpjekje dëshpruese e tyre, që përfundoi me turp dhe zbuloi e demaskoi anën e errët të klanit PAN, i cili duhet që sa më parë të hiqet nga pushteti.
Nuk ka punë më patriotike dhe më “rugoviste” aktualisht për LDK-në, se shkarkimi i menjëhershëm i kësaj Qeverie.
Prandaj, është më se e domosdoshme që, menjëherë pas votimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas verzionit të vitit 2015 të propozuar nga Qeveria Mustafa, duhet propozuar dhe realizuar shkarkimin e kryeministrit dhe të Qeverisë, si dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare në Republikën e Kosovës.
Aktualisht, ky mision patriotik dhe shpëtimtar i takon LDK-së, partisë së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, meqë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit gjendet para sfidave hamletiane të mbijetesës dhe vënies në sprovë të performansës së saj domethënëse në skenën e politikbërjes kosovare.
Çdo ditë e lume në qeverisjen e Ramush Haradinajt, jemi dëshmitarë se paraqet rrënim dhe degradim institucional të demokracisë dhe imazhit të Republikës së Kosovës në botë.
Rasti i fundit i përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Me të drejtë ka reaguar Unioni i Studentëve të Kosovës, që thotë se “jemi të shqetësuar dhe ndihemi të pasigurtë me perspektivën e shkollimit tonë pasi Agjencia e Akreditimit te Kosovës (AKA) është përjashtuar nga ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), për faktin se tash e tutje kjo nënkupton se programet tona nuk kanë akreditim ndërkombëtar dhe si pasoj mund paraqiten problemet e para për studentet kosovarë, të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në Universitetet e Evropës”!
Krahas degradimit institucional, aktualisht është duke ndodhur edhe ngushtimi rapid, i përmasave alarmante, edhe i njohjeve të Republikës së Kosovës në botë!
Akrepat e orës së politikbërjes kosovare janë kthyer mbrapshtë, dhe në vend që të njehësojnë kohën e përparimit dhe progresit, ata po numërojnë regresi

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch