Home » Kulturë » Përmes telefonit mund të kontrolloni BMW-në

Përmes telefonit mund të kontrolloni BMW-në

Kompania automobilistike “BMW” lansoi aplikacionin që përmes celularit të ketë qasje në kontrollin e kësaj makine. 

Aplikacioni në android mundëson që me anë të celularit të ndezim dhe fikim makinën, të gjejnë vendndodhjen e saj se ku është parkuar apo vendosur si dhe të rregullohet klima në makinë.

Këto janë edhe funksionet që mundësohen përmes telefonit celular:

– Hapja dhe mbyllja e makinës në distancë

– Kontrolli i klimës dhe programimi i saj në distancë

–  ”Horn Blow” opsioni që mund të aktivizojë sirenën dhe dritat, sidomos në raste kur humbet vendndodhja e makinës në parking

–  Kontrolli i vendndodhjes së makinës suaj mund të jetë aktiv në një radius prej 1,5 kilometra. Ekziston harta e cila në display-n e telefonit ju tregon se ku gjendet makina juaj. Por në këtë rast kjo zbulohet vetëm kur makina është e fikur, sepse në rast se ajo është e ndezur nuk mund të kontrollohet

Aplikacioni është i mundur të instalohet për modelet BMW prodhime të vitit 2010 dhe 2011.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch