Home » Sport » Përmirësohet gjendja e futbollistit shqiptar, i cili u ther me thikë në Itali

Përmirësohet gjendja e futbollistit shqiptar, i cili u ther me thikë në Itali

Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati, që ishte në rrezik për jetën pas sulmit me thikë këtë fundjavë në një parking në Itali, ka dalë nga reanimacioni, raportojnë mediat shqiptare.

Dy operacionet urgjente, në kraharor dhe bark, mesa duket i kanë shpëtuar jetën 21-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së dielës, pranë një parkingu në qytezën Scandiao, në Reggio Emilia.

Mësohet se djaloshi 21-vjeçar është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur me thikë në gjoks dhe bark. Plagët kanë qenë të thella, por falë ndihmës së shpejtë futbollisti premtues është ende në jetë, edhe pse në gjendje jo të mirë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e këtij sulmi, që ka vënë në rrezik serioz jetën e Aldi Shpijatit.

Futbollisti shqiptar aktivizohet e skuadrën e Arcetanos në kategoritë e ulëta të futbollit italian.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch