Home » Lajme, Vendore » Përpilohet agjenda finale për hapjen e shkollës në Tërnoc

Përpilohet agjenda finale për hapjen e shkollës në Tërnoc

Tashmë gjithçka është gati për inagurimin e objektit të ri shkollor në Tërnoc i cili do të bëhet të martën, më tre shtator.

Këshilli organizativ ka përpiluar agjendën finale të manifestimit ndërsa u janë shpërndarë edhe ftesat mysafirëve.

Ditën e shënimit të manifestimit, fillimisht kryetari i komunës së Bujanocit, NagipArifi, do të bëjë pritjen e të ftuarve në kabinetin e tij, pas përfundimit të së cilës do të pasojë nisja drejt Tërnocit.

Në skenën e manifestimit me fjalime do të paraqiten drejtori i shkollës “M.Kadriu “, Ambasadori i Republikës së Turqisë, përfaqësuesi i TIKA-s, përfaqësuesi i qeverisë apo ministries së arsimit dhe kryetari i komunës së Bujanocit.

Në kuadër të pjesës zbavitëse, të pranishmit do t’I argëtoj SH.K.A. “ Zëri iLuginës, ndërsa programi do të vijojë me zbulimin e places së donatorëve dhe ndarjen e mirënjohjeve për organizatat dhe individët.

Momenti kulmor i prerjes së shiritit parashihet të bëhet pak para ores dymbëdhjetë i cili pason me hyrjen në objektin e shkollës dhe prezantimin e objektit të ndërtuar.

Në fund të manifestimit janë paraparë edhe deklaratat për media.

Ashtu siç ishte paralajmëruar pjesë e delegacionit turk do të jenë edhe dhjetëra biznesmenë, kryesisht me prejardhje nga Lugina.

“ Do të jenë kryesisht njerëzit tanë të cilët sot janë afaristët më të suksesshëm në Turqi me të cilët komuna jonë planifikon hapjen e shtigjeve të reja të bashkëpunimit ekonomik “, thotë kordinatori  i zyrës për zhvillim ekonomik, NexhatBehluli.

Natyrisht, afaristët do t’I pres edhe kryetari i komunës së Bujanocit, NagipArifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch