Home » Opinione » PËRPJEKJET SIZIFIANE TË PDK-së PËR TË MBETUR NË PUSHTET

PËRPJEKJET SIZIFIANE TË PDK-së PËR TË MBETUR NË PUSHTET

Nehat Hyseni12Shkruan: Nehat Hyseni

 

Në vijimësi të përpjekjeve sizifiane të PDK-së për të mos mbetur në opozitë, ishte edhe pjesëmarrja e Xhavit Halitit në emisionin e de ateve të Baton Haxhiut në Klan Kosova.

Qasja e “moderuar” e Halitit dhe “ndihmesa” nga Batoni, duke u përpjekur për të lënë mbresa tek opinioni dhe për ‘i joshur disi partitë politike për koalicion qeverisës me PDK-në.

 

Në këtë drejtim ishte edhe pjesa e dytë e emisionit, pas reklamave  që “analizonte” mundësitë hipotetike në stilin “çka do të bëhej sikur të bëhej…”.

Shikonin mundësinë e koalicionit të PDK-së me VV. Haliti, madje gjeti edhe pika të përbashkëta midis Hashim Thaçit e Albin Kurtit, meqê që të dytë fijur na paskan qenë të angazhuar në UÇK!

 

Kjo përpjekje e z. Haliti për të gjetur diçka” të përbashkët”, pra, kishte për qëllim që të gjendet së paku një arsye, sado e vogël qoftë ajo.

Madje, nuk e di se si nuk iu kujtua z. Haliti edhe një element tjetër i përbashkët midis Thaçit e Kurtit, se që të dytë flasin shqip dhe janë shqiptarë.

 

Uau!!  Çfarë sihariqi! A nuk mjaftojnë këto “fakte” që ta bëjnë të “arsyeshëm” dhe “të mundshëm” koalicionin PDK-VV?!

 

Prandaj, ky koalicion na doli, sipas emisionit në fjalë  jo vetëm i mundshëm, por edhe i “arsyeshëm”, për shkak të karakteristika e të përmendura “ideologjike” e programore midis këtyre dy partive politike dhe liderëve të tyre!

Ndërkaq, ata “analizuan” edhe mundësinë e koalicionit me LAN  si mundësi për të pamundësuar mbetjen e PDK-së në opozitë, dmth. jashtë koalicioneve qeverisëse.

Sido që të jetë puna, qasja sado e “moderuar” dhe “inteligjente e z. Haliti për t’i dhënë shpresë  “në fund të tunelit partisë së tij dhe shefit se akoma nuk kanë humbur të gjitha shpresat. Edhepse i tërë emisioni i ngjante një pune sizifiane të elementeve e kalkulimeve të ndryshme “pa hanxhiun”.

Por, duke e ditur faktin se as ndikimi vendimtar i PDK-së në Kushtetuese e tek Presidentja, si dhe fatin e saj për ta pasur moderatoren apo kryesuesen e mbledhjes konstituive nga radhët e veta, z. Flora Brovina, mundën ta zhagisin procesin dhe ta dëmtojnë keq ekonominë, formimin e institucioneve demokratike dhe Qeverisë së re, por vështirë se do ta ndalin rënien e PDK-së dhe të Hashim Thaçit nga pushteti dhe kalimit të tyre në opozitë!

 

Nënkryetari i PDK-së z. Xhavit Haliti nuk arriti tē na sqaroj as qëndrimin e

ndërkombëtarëve kundër kyçjes së Lëvizjes VV me koalicionin e LAN-it.

 

Ai këtë fakt e injoron plotësisht?!

 

Si duket, atyre frika e tmerrëshme për të mos mbetur në opozitë dhe dëshira e

pretendimi i tyre i pakompromis për të mbetur me çdo kusht në pushtet, ua ka

mjegulluar sytë dhe ua ka errësuar mendjen.

Mbase, kjo veti e PDK-së paraqet motiv shtesë të refuzimit kategorik të të gjutha partive politike shqiptare kundër PDK-së dhe Hashim Thaçit, të cilët gjatë dy mandateve të kaluara të (keq) qeverisjes së Kosovës i sollën shumë të këqia këtij vendi me performansën e tyre skajshmërisht korruptive, që e komprometoi Kosovën në botën demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, duke e getoizuar dge izoluar plotësisht nga bota dge duke e katandisur atë në vendin e vetëm në Europë qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin pa viza në Europë.

 

Nuk e dijmë, vallë, çfarë dëmesh të tjera do të mund t’i sillte Kosovës dhe popullit të saj ndonjë koalicion eventual që do i mundësonte qëndrimin e mëtejshëm të tyre, pra të PDK-së dhe Hashim Thaçit në pushtet dhe qeverisje edhe për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2014-2018 ?!

Duke i injoruar pasojat katastrofale të (keq) qeverisjes së Qeverisë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, Xhavit Haliti manipulon pa fije turpi me termin se kush na qenka më “patriot”?

 

Pastaj konkludon me një rezon “maturie” dhe “paanësie” se nuk beson se “Albin Kurti është më patriot se Hashim Thaçi”?!

Se për çfarë “patriotizmi” e për çfarë meritash na foli z. Haliti unë nuk e mora vesh.

Mbase ndokush duhet ta ket kuptuar?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch