Home » Kulturë, Lajme » Përqasje konkrete e dashurisë së humbur

Përqasje konkrete e dashurisë së humbur

Disa fjalë rreth librit “ Pyesni “ zemrën”, autore e të cilit është Emine Hoti, që jeton, krijon e punon në Norvegjinë e largët
Nga XHAVIT ÇITAKU
Emine Hoti tashmë është bërë emër i njohur në krijimtarinë letrare duke i botuar gjashtë libra të zhanreve të ndryshme në artin krijues: një roman, një ese dhe katër libra të tjerë me poezi. Libri i saj i fundit poetik është i titulluar “ Pyesni zemrën”. Në këtë libër me poezi të larmishme ajo kryesisht i ka dy shqetësime, dy dashuri, që i bartë një kohë të gjatë në shpirtin dhe zemrën e saj. Në të vërtetë, autorja me vargjet e saj gjykon traditat e mbrapshta shekullore shqiptare, viktimë e të cilave ishte vetë. Ç’është e vërteta, ajo qysh kur ishte fëmijë prindërit e saj e kishin fejuar. Mirëpo, me këtë akt ajo kurrë nuk ishte pajtuar dhe kësisoj ajo fillon rrugëtimin e saj për të gjetur djalin e zemrës të cilin e takon dhe shumë e dashuroj. Mirëpo, kjo dashuri e filluar përfundoi si është më së keqi, sepse zakoni i ashpër në këto situata nuk lejonte t’i bashkoj zemrat me atë që ia donte shpirti, por edhe prindërit ishin ata që në fund e binden se duhej të martohej me të fejuarin e saj. Me këtë rast ajo shprehet:
Ëndrrat e mia shpejt perënduan,
Me dërguat nuse, pa dashur unë,

Burim frymëzimi dashuria konkrete që e përjetoj vetë autorja
Vetë titulli i librit i Emine Hotit “ Pyesni Zemrën” tregon qartë se çfarë ka në zemër e shpirt autorja e cila nga lexuesit kërkon për t’ia shtruar këtë pyetje dhe më pas nëpërmjet të vargjeve përgjigjet dhe shpalos aq dhimbshëm një histori të tmerrshme jetësore që sot e asaj dite e mundon, ende vuan, ende derdh lot. Ajo nuk bënë gjë tjetër pos që në mënyrë të hapur shfaq zjarrin e dashurisë së kulluar, e bindur se do të gjej mirëkuptim dhe gjykim të drejt dhe se lexuesit do të pranojnë atë pjesë të saj intime shpirtërore. Duke lexuar me kujdes vargjet e këtij libri, pa dyshim, vërehet qartë se kjo autore pati burim frymëzimi një dashuri konkrete që e përjetoj vetë në vitet e saj të rinisë. Pra, kjo është një e vërtetë e pamohueshme, por edhe më i vërtetë është fakti se krijuesja e pa dhe e përjetoj dashurinë edhe si një fenomen i i përgjithshëm i jetës njerëzore , të mundur që njeriu ta përjetoj në rrethana konkrete të jetës së vetë. Në poezitë erotike Emine Hoti në shumë raste e koncepton dashurinë si një fenomen që të pushton shpirtin dhe që të bën të vuaj pa pasur mundësi të gjej ngushëllime në jetë. Këtë më së miri e dëshmojnë këto vargje:
Jetës sonë me vuajtje,
Për shpirtërat e mllefosur,
Me shpresën te Perëndia,
Që të mësosh vuajtjet e mia.
Autorja në poezitë e saj harmonizon fuqizon efektin emocional dhe ideor të erotikës së saj sepse e shkruar në këtë formë dhe përmbajtje cilësore del më e drejtpeshuar dhe e harmonizuar si dhe del më e kuptueshme shikuar në kontekstin e përgjithshëm kuptimor. Zaten, edhe vetë titulli i librit ka domethënie të plotë. Thënë konkretisht, në këtë libër poetik autorja ia kushton dashurisë së humbur, që akoma e ndien rëndë, që akoma ka ndjenja të thella për të, që e kërkon të kthehet dhe t’i kërkoj falje për këtë dështim jetësor, për të cilin e fajëson, në rend të parë, vetveten. Edhe pse kanë kaluar dekada që ajo më nuk e pa djalin e ëndrrave të saj, megjithatë, ajo ende shpreson se do të vij dita ta takon, të bisedoj me të, për t’i treguar se si ndodhi kjo histori e tmerrshme e gatuar nga të tjerët, posaçërisht nga traditat e mbrapshta, por edhe prindërit. Këtë shpresë ajo sa bukur e shpreh në poezinë “ Shpresoj”:
Jam duke të pritur,
Zemra shumë shpreson,
Shpirti im e di,
Sa shumë të kërkon.
Zë i fuqishëm poetik për atdheun
Zëri i poezive të Emine Hotit shpalos edhe dashurinë tjetër që ka për atdheun. Ky zë nuk është i thjesht dhe i pakuptimtë, përkundrazi , është një zë i fuqishëm , në të cilin pasqyrohet dhimbja e rënkimi për tokën dardane që kohë të gjatë ishte robëruar nga barbaret e ardhur nga karpatet. Pastaj vjen në shprehje edhe urrejtja ndaj fashistëve serb, viktimë e të cilëve ishte edhe nëna e saj, ngaqë e kishin rrahur deri në prag të vdekjes gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në të njëjtën kohë ajo madhëron kushtrimin e UÇK-së, të cilët me gatishmërinë e flijimit të vetvetes për atdhe, arrijnë shkallën më të lartë të ndjenjës liridashëse dhe të vokacionit atdhetar. Kësisoj ajo madhëron rolin dhe sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të vendit tonë :
O trima të pavdekshëm të vendit tim,
Për ju të gjithë kam falënderime,
Gjaku i juaj sot po lulëzon,
Kosova lirinë po e gëzon.
Në këtë libër autorja i këndon edhe vendlindjes, prindërve, dallëndyshes, shkollës së fshatit ku filloi hapat e parë të artit krijues,heronjve të UÇK-së, mërgatës, pjesë e së cilës është edhe vetë.
Dhe krejt në fund. Emine Hoti pos që është krijuese e suksesshme, ajo është edhe një stiliste e mrekullueshme, edukatore e dalluar si dhe atdhetare e njohur në Norvegjinë e largët.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch