Home » Intervistë » PËRSËRI NË BALLKAN PO FLASIN MUHAXHIRËT PËR TË DREJTAT E TYRE LEGJITIME

PËRSËRI NË BALLKAN PO FLASIN MUHAXHIRËT PËR TË DREJTAT E TYRE LEGJITIME

Intervistë me Reshat Avdiun, kryetar i Shoqatës së Muhaxhirëve Në KOSOVëN LINDORE

Reshat AVDIU, Kryetar i Shoqatës së Muhaxhireve

 

Kur është formuar SHMP, gjegjësisht Luginë të Preshevës?

 

R. Avdiu- SHMP, është formuar më 24 prill 2010. në Preshevë.

 

Cila është shtrirja e saj, a ka shtrirje në nivel të rajonit, apo më gjërë?

 

R. Avdi-SHMP, shtrirjen dhe veprimtarinë e saj për momentin e zhvillon këtu në trojet etnike shqiptare të Shqipërisë së Vjetë Verilindore në Preshevë-Bujanoc dhe Medvegjë e që ka tendenca të shtrirjës të saj edhe më gjërë në rajon.

 

Cilat janë objektivat kryesore të SHMP?

 

R. Avdiu- Synim kryesor SHMP do ta ketë gjithmonë dhe ç’do here sensibilizimin e çështjes sonë të muhaxhirëve të dëbuar me dhunë dhe terror nga trojet tona etnike stëgjyshore nga piromania vrastare dhe morbide atëbotë e Knjazit të Katërt të Serbisë Millan Obrenoviqit, gjatë viteve 1877-1878 . Histori kjo sa e përgjakshme por edhe mjaft e dhimbshme që sot e kësaj dite ende është e pandriçuar.

 

Cili është  bashkëpunimi  SHMP, me shoqatat tjera si motra, përkatësisht me “Shoqatën e Muhaxhirëve” të Kosovës dhe në ç’farë niveli?

 

R. Avdiu- Ne qysh në fillim kemi bërë orvatje që të vendosim kontakte me të gjitha shoqatat që kanë program dhe statut të njejtë si “Shoqata” jonë, kemi arrijtur kohëve të fundit të vejmë kontakt me “Shoqatën e Muhaxhirëve të Nishit dhe të Toplicës” me seli në Gjakovë me përfaqësuesën e saj Drita Shehun. Kurse me “Shoqatën e Muhaxhirëve të Kosovës” , akoma nuk kemi ndonji kontakt nga vet fakti se e njëjta “Shoqatë” akoma nuk e ka selinë e saj dhe përfaqësuesin zyrtar. Ndërsa me “Shoqatën e Çamërisë”, po bëjmë orvatje të vejmë kontakt të bashkëpunimit vëllazëror në të gjitha nivelet e mundëshme.

 

Sa e keni mbështetjen e institucioneve të “Luginës së Preshevës” dhe gjithashtu edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë?

 

R. Avdiu- Tash për fillim mbështetjen e kemi të pakursyer nga Kuvendi Komunal i Preshevës, dhe prefektit i saj actual. Ndërsa me instutucionet shtetërore të Kosovës dhe me ato të shtetit ëmë, në një të ardhme jo të largët do të vejmë kontakt bashkëpunimi të ndërsjellë.

 

Cilat janë pengesat dhe vështërsitë kryesore me të cilat përballeni gjatë punës suaj?

 

R. Avdiu- Po, pengesat janë të nduar ndurta, duke filluar nga mjetet financiare të pakta që i kemi, pastaj gjetja dhe hulumtimi i matrialeve arkivale nga periudha e “Krizës Lindore” (1875-1878), e tutje pa të cilat ne si “SHMP”, nuk mundemi të shkojm përpara as edhe nji hap të vetëm në punën tonë atdhetare.

 

Meqë, Lugina e Preshevës ende është nën administrim të Beogradit, sa janë pengesat e pushtetit në drejtim të punës suaj në SHMP?

 

R. Avdiu- Paj si të theme kjo i  gjason asaj proverbës që thotë se: “ujku është pajtuar dhe u bë i mirë dhe nuk do t’i sulmoj më delet e pafajshme”. Neve edhe atëherë kur punonim ilegalisht edhe atëherë kur shokëve tanë ua nxirrnin shpirtin me dajak nëpër zyrat e Sigirimit Shtetëror Jugosllav nuk thyheshim, punën e vazhdonim karshi çëshjes sonë madhore. Shoqata jonë në fillim ia parashtroi një kërkesë “Mupit” serb të Qarkut të Vrajës. Që të na i lirojë mjetet e informimit të Republikës së Kosovës, të jenë të pranishme edhe ato në “Kuvendin e Parë të kësaj “Shoqate” atdhetare përgjigja që negative dhe e prerë se të gjithë pjesmarrësit nga Kosova duhet të kenë dokumente valide të Serbisë, apsurd ky i mitomanisë sllave.

 

Deri tani keni botuar dy libra mbi shpërnguljen e dhunshme dhe terrorin serb ndaj shqiptarëve të Shqipërisë Verilindore, përkatësisht rajonit të Nishit, Toplicës, Pirotit, Negotinit, Krushevcit, Kurshumlisë, Vrajës etj. Gjatë periudhës së viteve 1876-1913. Cilat janë ato dhe në pika të shkurta na i përshkruani ate dhunë e aplikuar ndaj shqiptarëve nga serbët?

 

R. Avdiu- Eh, kjo popullata jonë iliro-dardane qe dymijë e më tepër vjet, iu ekspozua sa bizantit e sa venecianit, e turk sulltanit e shka dushmanit, për ta ç’bërë nga faqja dheut, për më tepër për ta zhduk nga hartat ballkanike shtetin dhe etnin shqiptare. Është e vërtë se unë merrem me shkrime dhe hulumtime historiografike, për periudhën e dyndjeve më të tmerrshme që iu ekspozua popullata jonë e Shqipërisë së  Vjetër Verilindore e Nishit dhe e Toplicës gjegjësisht të popullates të Shën Konstantinit nga Naissusi që sundoi në këtë pjesë të Dardanisë Lindore gjatë viteve 306-337 e.s. Në librat e mia përshkruhen etapat nëpër të cilat vuajtje golgotjane të thuash edhe biblike kaloi popullata e pambrojtur muhaxhire nga mabusët karpatjan. Sepse nga Fuqitë e Mëdha të Evropës atëbotë me Traktatin e Shën Stefanit të 3 marsit 1878, dhe Kongresit të Berlit të 13 korrikur 1878, ishin projektuar hartat e ndarjes dhe të gllabërimit të trojeve etnike shqiptare. Thjesht ndaheshin tokat e Shqipërisë për t’i ngopur dhe realizuar qëllimet e klishëve të Rusisë.

E nënave muhaxhire gjatë atij egzodi biblik nëpër dimër dhe acar nëpër shtigjet e bardha do t’u ngriheshin fëmia në krah, se duhej ikur para se të arrinte ushtria e shkaut dhe ajo e rusit nëpër trojet e Nishit dhe të Toplicës. Se vriteshin meshkujt, dhunoheshin grate, përshkoheshin me bajoneta nga solldata serbe sabia e vogël, grave shtatëzëna u shkihej stomaku me thika dhe u nxirreshin femija nga barku. Gjithmonë shkohej me ate devizën serbe: “Udarajte što žežće po arnaute time bolje za našu atažbinu” “Bjeruni sa ma rrufeshëm shqiptarëve aq më mire është për atdheun  tonë.

 

Pse pikërisht në shkrimet tuaja trajtoni problemin e muhaxhirëve të Shqipërisë Verilindore?

 

R. Avdiu-Do si do, kjo faqe e dhimbshme e histories sonë duhet ndriçuar deri në fund për shumë arsye. Se deri sot vullkani i mbuluar nga fuqitë e vendosjes atëbotë ishte mbyllur që të mos dale tymi i së vërtetë sonë muhaxhire. Prej se kanë filluar të fryejn erërat demokratike në glob, dhe se Evropa po shkon drejt shkrirjes së kifijve të saj edhe çështja jonë  nuk mundet të mbetet edhe më tutje tabu temë, dhe ne muhaxhirët duhet ta ngrisim zërin e së vërtetës  karshi trojeve tona stërgjyshore të Nishit dhe të Toplicës se është momenti i fundit se me nenin 39 të Kongresit të Berlinit të Otto von Bismarkut garantohen dhe njihen si toka të shqiptarëve e që popullata e saj autoktone duhet të kthehen nëpër to. Ndoshta do të akuzoheshim ne shqiptarët nga bota  ta kërkonim sot Shqipërinë Pellazgiane, por nuk është aspak gabim dhe është reale ta kërkojmë Shqipërinë Etnike para dhe pas Kongresit të Berlinit që i kishte 130.000 km2 . Sepse janë bë kafshime kolonialiste në dëm të teritorit të saj etnik.

 

 Çfarë do të botoni në të ardhmen lidhur me këtë problematikë shumë të dhimbshme dhe të ngjeshme kombëtare?

 

R. Avdiu- Paj si të theme jamë në vlugun e punës rreth përgaditjes gjegjësisht të ndihmës së dokumentarit për Nishin dhe Toplicën, pas 132 viteve, nuk më është e njohur se gjer më sot ndokush të është marr me ndonjë dokumentar të tillë. Pasi ta përfundojmë këtë punë në teren atje në trojet tona stërgjyshore do ta filloj punën e lënë përgjysmë rreth punimit tim hitorigrafik d.m.th. librit të tretë “Gllabërimi  Shqiperisë Etnike”.

 

Cilat janë planet e SHMP për të ardhmen?

 

R. Avdiu-Plani apo prioriteteti themelor i kësaj Shoqate të Muhaxhirëve të Preshevës, është hulumtimi në teren se ku janë vendosur muhaxhirët tanë pas dëbimit të dhunshëm nga trojet e veta autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore nga Nishi, Toplica, Vraja etj. Por se domeni themelor në këtë fushë është formimi i trungjeve familjare gjegjësisht brezave (shokave), shembull nga babai te gjyshi nga gjyshi tek katragjyshi e kështu me rallë. Kjo na e lehtëson punën për në të ardhmen në hulumtimit e pasurive tona të patjetërsueshme se mbi cilin brez apo shokë udhëhiqej pasuria jonë para dëbimit masovik të shqiptarëve nga Arnaullëku i Nishit, Toplicës, Vidinit, Negotinit, Pirotit, Krushevcit, Leskocit, Vrajës etj. Se ekstraktet e këtyre tapive gjenden në Arkivin e Stambollit.

Muhaxhirët tanë të gjithë i posedonin tapit e tyre porse piromania sllave e M. Obrenoviqit ia kishte djeg edhe shpitë edhe katanditë me tapit e tokave të tyre se për tri javë ditë duke filluar nga dhjetori i 1877 e gjer më 21 janar të vitit 1878. u dëbuan më tepër se 813.000 banor autokton shqiptarë nga 700 e më tepër katunde dhe nga 8 vendbanimet e tyre urbane.

 

A është pavarësia e Kosovës zgjidhja përfundimtare e çështjes shqiptare në Ballkan?

 

R. Avdiu-Jo nuk është kjo një zgjidhje fatlume për ne shqiptarët, kjo është një zgjidhje e përkoshme parciale me shumë telashe dhe pa perspective, në një të ardhshme jo të largët kjo do të dëshmohet edhe në praktikë. Jo këtë që po e themë unë por për këtë paregullsi të shtetit të Kosovës sot janë faktet ndër më relevante që flasin dhe dëshmojnë katër ciprisht.

 

Cili është mendimi juaj për zgjidhjen e çështjes së drejtë të shqiptarëve në Ballkan?

 

R. Avdiu-Zgjidhja më e mirë dhe më fatlumja që do ta qetësonte njiherë e përgjithmonë këtë nënqiell të Ballkanit  këtë fuqi baroti me shumë padrejtësi e kontratikta të aranzhuara dhe skenuara para 130  vjetëve  nga Fuqitë e Mëdha Evropiane. Për ma tepër për ta ndalur dhe qetësuar llavën vullkanike në Gadishullin Ilirik, katër popujve konstituiv duhet t’u përkasin hartat e shteteve ballkanike si: shqiptarëve, serbëve, bullgarëve dhe grekërve. Shkurt pa u formua dhe ribashkua populli shqiptarë në një shtet të përbashkët nacional paqa në Ballkan nuk do të arrihet kurra-kurrës.

 

Nëse keni për të shtuar diçka tjetër?

 

R. Avdiu- Faktori politik shqiptarë i ndarë sot në gjashtë llogore lufte dhe gjaku, duhet se kurr ndonjëherë të jetë unik në artikulimin e kërkesave tona të drejta këtu duhet të potencohen në rend të parë kërkesat e popullatës çame në Greqi dhe e popullatës muhaxhire për trojeve e veta autoktone në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, Vrajës etj. Mos të na ndodh neve shqiptarëve si zakonisht që pas betejës krejt gjeneralt të bëhen të mençur.

 

Në fund biografie juaj në pika të shkurta?

 

R. Avdiu-Çfarë duhet të jetë biografia e një veprimtari i çështjes sonë kombetare  me plot derte e halla. Jamë i lindur në katundin Bushtran të Preshevës nga prindërit ngjes patçin Sulejman e Hanumshahe Avdiu. Shkollën fillore katër vjeçare e kamë mbaruar në fshatin e lindjes, kurse klasët tjera do t’i filloja dhe mbaroja me shokët e mi moshatarë në Leran. Kurse shkollën e mesme teknike do ta kryeja në Mitrovicë gjatë viteve 1972-1976.

Pikërisht gjatë vitit të parë të shkollës së mesme, kam ra në kontakt me njërin nga grupet ilegale që vepronin atëbotë nëpër Kosovë e më gjërë. Gjatë vitit 1973 në Prishtinë me shokët e mi të ilegales si me: Kadri Zekën tash dëshmor  kombit, Hydajet Hysenin dhe Murat Kryeziun, e kemi formuar njërën ndër celulat e shumta që operonin atëherë nëpër Kosovë.

Më 1979, do të bija në konflikt të hapët me personelin komandues ushtarak në Kerestinac të Zagrebit dhe do të denohem me 1 vit burg nga gjykata ushtarake e Zagrebit. Pas daljes nga burgu u inkuadrova në Novobërdë. As 9 muaj nuk punova prap u arrestova nga UDB-ja, Jugosllave dhe u dënova me 6.5 vjet burg të rëndë të cilin e vuajta një pjesë në Vrajë, CZ-Beograd dhe në KPD e Zabella të Pozharevcit. Me shokët e mi këtu e kemi përjetuar tmerrin fashisoid serb. Pas daljes nga burgu jeta edhe më tepër më është rënduar pa punë dhe pa kushte tjera për egzistencë, ishim të urrier dhe të anashkaluar nga të gjithë neve të burgosurit e ndërgjegjes shqiptare. Ndërsa kur filluan të fryejn erërat “demokratike” nga partit të ashtuquajtura demono-kratike shumë nga shokët tanë përdoreshin vetëm si dekor dhe azgjë tjetër. Jamë shumë i lumtur që u gjetë në kohën e fundit një djalë shqiptari që të më pyes për Shoqatën tonë të muhaxhirëve që jami duke punuar ditë e natë për sensibilizimin dhe çuarjen e saj përpara. Shumë faleminderit dhe Zoti neve shqiptarëve na shpërbleftë me atë dëshirën tone kombëtare: “Me Kosovë, Toplicë e Çamëri Shqipëria të bëhet Një”!

 

 

 

Pak biografi

 

Resaht Avdiu është i burgosur i ndërgjegjes kombëtare dhe dy herë i dënuar nga regjimi jugosllav. Së pari është dënuar në vitin 1978 në Gjykatën ushtarake të Zagrebit me 1 vjet burg të rëndë ushtarak dhe më pastaj në vitin 1981 në Vranjë me 6.5 vjet.

Reshati ishte ndër aktivistët e parë për themelimin e Shoqatës Demokratike Shqiptare në vitin 1990 në Luginë të Preshevës e më pastaj e shndërruar në Parti Demokratike Shqiptare. Tani ka themeluar “Shoqatën e Muhaxhirëve të Toplicës dhe Nishit, përkatësisht Shqipërisë Verilindore”. Ai, derisa ishte nëpër burgjet e Serbisë ka shkruar poezi të ndryshme dhe më vonë i kishte botuar librin “Lulëkuqet në qeli”. Këto poezi i kishte shkruar në burgun e Vranjës, Beogradit dhe Pozharevcit, ku kishte qëndruar për vite të tëra. Ai më vonë ka botuar edhe librin :”Terrori serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës 1878-1999”. Ndërsa, tani punëtorëve të KEK-ut dhe lexuesve u premton se së shpejti do të nxjerrë në dritë për botim edhe dy libra, të cilët janë mjaft të rëndësishëm: “Shqipëria e Vjetër Verilindore e Nishit dhe Toplicës 1876-1913”. si dhe “Kusaritë ballkanike ndaj tokave shqiptare ”.

 

P.S.

Që nga formimi i Shoqatës së muhaxhirëve, kemi ecur me hapa gjigant përpara në sendërtimin dhe propagandimin e çështjes son muhaxhire. Për këtë flasin shumë media të shkruara të përditshmërisë son, si ato televizive dhe ato elektronike.

Ndërsa tash së fundi jemi në konsultim edhe me Shoqatën si motër të muhaxhirëve nga Kosova, që këtë vit ta mbajmë kuvendin e parë pas 135 viteve të dëbimit të të parëve ton nga trojet tone të patjetërsueshme stërgjyshore si nga: Saxhaku i Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Krushevcit, Pirotit, kurshumlisë, Prokuples, Pirotit, Zajçarit, Negotinës, Vidinit, Trenit, Leskocit, Bojnikut, Vllasotinces, Medvegjes, Kaza e Vrajës etj.

 

 

E intervistoi: Fehmi Ramadani-Opinionist nga Kosova Lindore 2010 Kastriot-Kosovë

One Response

  1. Tek më vonë pas betejës në fjalë turqit ishin shtrirë në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, pastaj edhe bashkëpunimi i këtyre popujve, u bë domosdoshmëri edhe më e madhe. Një bashkëpunim i tillë, në një masë më të madhe do të ndodhte gjatë luftërave shqiptaro-turke në shek. XV, dhe atë kur shqiptarët vullnetarisht nën udhëheqjen e Skënderbeut, luftonin kundër ushtrisë turke së bashku me popujt e ndryshëm të Ballkanit dhe vendeve tjera evropiane. Atëbotë despotët e pa skrupull serb për interesat e tyre të ngushta,nuk murrën pjesë në luftë me Skënderbeun ndaj Perandorisë Osmane, edhe pse interesat e popullatës serbe ishin për një bashkëpunim të tillë, aq larg shkuan despotët serb, duke mos e lënë ushtrinë shqiptare të Gjergj Kastriotit, të kalonte nëpër Serbi, për t’i shkuar në ndihmë popullatës hungareze që luftonte dhe udhëhiqej atëbotë nga ushtaraku strateg Huniadi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch