Home » Lajme » PËRSËRI PROBLEME GJATË VIZITËS TE TË BURGOSURIT

PËRSËRI PROBLEME GJATË VIZITËS TE TË BURGOSURIT

Delegacioni i Komunës së Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi Nën-Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës dhe Kryetar i LKSH-ë si dhe Shukri Ymeri, anëtar i Këshillit Komunal dhe Nën-Kryetar i PDSH-së ishte dje në vizitë zyrtare të paralajmëruar në Burgun Qendror të Beogradit, për ti vizituar katër të dënuarit Shqiptarë, AGUSH MEMISHIN, FATON HAJDARIN, SAMET HAJDARIN dhe SELIMON SADIKUN.

Por, as kjo vizitë nuk ishte pa probleme. Edhepse paraljmërimi ishte bërë me shkrim qysh të Hënën e kaluar, edhepse ishte lejuar gjithashtu me shkrim nga ana e krytares së Trupit Gjykues u tentua të lejohet vizita vetëm te dy të burgosur. Eskivimi ishte të mos vizitoheshin AGUSH MEMISHI dhe SAMET HAJDARI, por pas insistimit të Orhan Rexhepit megjithatë u lejua të vizitohet edhe SAMET HAJDARI por assesi jo AGUSH MIMISHI.

Është krejt e qartë se Dokumneti dëshmi i EULEX-it për mosgjetjen e mbetjeve mortore në Liqenin e Livoçit po sjell një nervozizëm te pala serbe por edhe një shpresë të madhe gjithandej, kjo u vërejt qartë edhe te tre të burgosurit Shqiptarë në burgun e Beogradit.

09. 7. 2011
Preshevë
Info-LKSH

To kick off this event, they read over and under the essayprofs.com snow by kate messner and then started asking questions like, how do animals sleep so long

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch