LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE Albanian National Movement orhan_rexhepi@live.com Preshevë PËRSËRI PROBLEME GJATË VIZITËS TE TË BURGOSURIT
Delegacioni i Komunës së Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi Nën-Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës dhe Kryetar i LKSH-ë si dhe Shukri Ymeri, anëtar i Këshillit Komunal dhe Nën-Kryetar i PDSH-së ishte dje në vizitë zyrtare të paralajmëruar në Burgun Qendror të Beogradit, për ti vizituar katër të dënuarit Shqiptarë, AGUSH MEMISHIN, FATON HAJDARIN, SAMET HAJDARIN dhe SELIMON SADIKUN. Por, as kjo vizitë nuk ishte pa probleme. Edhepse paraljmërimi ishte bërë me shkrim qysh të Hënën e kaluar, edhepse ishte lejuar gjithashtu me shkrim nga ana e krytares së Trupit Gjykues u tentua të lejohet vizita vetëm te dy të burgosur. Eskivimi ishte të mos vizitoheshin AGUSH MEMISHI dhe SAMET HAJDARI, por pas insistimit të Orhan Rexhepit megjithatë u lejua të vizitohet edhe SAMET HAJDARI por assesi jo AGUSH MIMISHI. Është krejt e qartë se Dokumneti dëshmi i EULEX-it për mosgjetjen e mbetjeve mortore në Liqenin e Livoçit po sjell një nervozizëm te pala serbe por edhe një shpresë të madhe gjithandej, kjo u vërejt qartë edhe te tre të burgosurit Shqiptarë në burgun e Beogradit. 09. 7. 2011 Preshevë Info
-LKSH
Grinding http://collegewritingservice.org/ wood and graphite they do it when you’re talking, teaching, or trying to read