Home » Lajme » PËRSHËNDETET LIRIMI NGA BURGUT I KOMANDANTIT TË UÇPMB-SË

PËRSHËNDETET LIRIMI NGA BURGUT I KOMANDANTIT TË UÇPMB-SË

Partia Demokratike Kombëtare, përshëndet lirimin nga burgu i Dubravës të Komandantit të ish UÇPMB-së, Shefket Musliu.

Gjykata e UNMIK-ut e dënoi komandantin e UÇPMB-së Shefket Musliu, me 13 vjet heqje lirie, e mbështetur në akuzat e pabaza të Serbisë, ashtu siç ka vepruar edhe ndaj ish ushtarët e ushtarakët e kësaj ushtrie shqiptare.

Lirimi nga burgu i komandantit të  UÇPMB-së  për shqiptarët e Kosovës Lindore dhe më gjerë është një fitore ndaj padrejtësisë që është ushqyer kundër ish luftëtarëve të lirisë.

  Partia Demokratike Kombëtare, gjithashtu, vlerëson se lirimi i komandant Shefketit, vjen në momentet e duhura për t’i bashkuar luftëtarët e tij, të cilat gjatë kohës kur, ai, mbahej në burg, ata u shpërndan nëpër shumë parti politike, madje edhe në Këshillin e njëanshëm Nacional , duke i manipuluar ata për qëllime të ulëta politike.

  Partia Demokratike Kombëtare, gjithashtu, vlerëson se lirimi i komandant Shefketit, vjen në momentet kur në rajonin e Kosovës Lindore po qarkullojnë opsione të ndryshme për zgjidhjen e problemit të saj politik, madje edhe kundër Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, të cilën e pat vulosur e nënshkruar komandant Shefekt Musliu.

NGA KRYESIA E PDK-së

Nexhmedin Saqipi – kryetar

_________________

There was little they could do to curtail the use of the free app that anyone can download on www.spyappsinsider.com their smartphone

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch