Home » Rajonale » Pershendetje, z.Isa Mustafa, kryetar i Kuvendit te Republikes se Kosoves-Prishtine

Pershendetje, z.Isa Mustafa, kryetar i Kuvendit te Republikes se Kosoves-Prishtine

Gecaj-MustafaPërshëndetje dhe urime zemre:

 

Nga e djathta: Z.Isa Mustafa e M.Gecaj (Prishtinë, dhjetor 2012)

I nderuari z. ISA MUSTAFA

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë

Kam nderin e kënaqësinë që t’u përshendes përzemërsisht dhe t’u uroj, për zgjdhjen tuaj të merituar në detyrën e lartë, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Shtet  i  lirë, i pavarur dhe demokratik.

Ju, në postet shumë të rëndësishme të  kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën e themeloi i paharruari Ibrahim Rugova  dhe të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurdoherë keni dashmuar  aftësi, përkushtim dhe  vendosmëri të palëkundur, për t’i shërbyer me të gjitha forcat mendore e fizike, çështjes së madhe të popullit vëlla shqiptar, në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, unë kujtoj  takimin tonë të paharruar, në veprimtarinë e zhvilluar në Prishtinë, në muajin dhjetor 2012, ku isha bashkë me Akademikun Alfred Uçi dhe aty përuruam librin e tij, kushtuar martirit të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi-“Mësues i Popullit” e “Nderi i Kombit”.

Edhe një herë, më lejoni që t’u uroj sinqerisht dhe të shprehi besimin e plotë se, ashtu si deri tani, Ju do ta përligjni plotësisht  detyrën e lartë, që u besoi  populli shqiptar i Kosovës, përmes organit më të lartë, Kuvendit të tij.

Me shumë respekt:

Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues,

sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

pergjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare

Tiranë, 17 korrik 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch