Home » Lajme » PERSPEKTIVA apo NACIONALI ?

PERSPEKTIVA apo NACIONALI ?

Garë e ashpër. Pa rregulla dhe me ndërskamca nga vetë akterët e kësaj loje.

-Ministria e Kulturës e R.Sërbisë për këtë vitë kishte të parapara rreth 6 (gjashtë) Milion dinarë për Mediumet e shkruara në gjuhën shqipe. Për këto mjete në garë të ashpër pa rregulla janë futur, Gazeta javore “PERSPEKTIVA” themelues, Sevdail Hyseni dhe LPD-ja e tijë. Kjo gazetë me përvojë disa vjeçare dhe me rreth 200 numra të publikuar gjerë më tani. Dhe Gazeta “NACIONALI” themelues i së cilës është Këshilli nacional i shqipëtarve të Luginës së Preshevës.

Me projektet e veta, në Ministrinë përkatëse aplikuan edhe Perspektiva edhe Nacionali.

Që Nacionali ti fitoje këto para, po Lobojnë, kryetari i K.N.SH-së. Galip Beqiri dhe Deputeti popullor Riza Halimi, çka është edhe shumë normale, sepse krijues i K.N.SH-së është Subjekti politik PVD të cilit edhe i përkasin Beqiri dhe Halimi. Zaten kur u bë promovimi i numrit të parë të Nacionalit në prezencën e më shumë se 100 mysafirëve në Restoranin “ROZAFA” kjo e arritur u paraqit si më e vlevshmja por edhe e vetmja që nga themelimi i K.N.SH-së, u shfaq gëzim i madhë. Por shumë shpejtë na doli se gëzimi nuk ishte edhe real “peshku në det, fërterja mbi shporet” thot populli.

Parat e parapara për gazetat javore Shqipëtare të Luginës nga Ministria e kulturës edhe më tej po mbahen të bllokuara. Kjo Ministri është gjetur e hutuar, nuk po din nga t’ia mbajë. Gjysma e vitit na iku. Nacionali për këtë vitë me shumë akrobacione vetëm tri herë e preku lexuesin. Po aq her edhe Perspektiva. Konkurenti i Nacionalit, në këtë rast, kursesi nuk po dorëzohet, për Perspektivën po Lobon themeluesi dhe komplet Redaksia dhe Kryetari i Subjektit të tyre, po ashtu shumë edhe normale. Për Perspektivën fuqishëm po Lobon edhe Kryetari i Komunës Bujanocit Shaip Kamberi. Ai përmes një letre zyrtare nga pozita e njeriut të parë të komunës, me vulë dhe amblem të komunës, më 06.04.2011 iu drejtua Ministrisë së kulturës të R.Sërbisë, përmes së cilës i dha përkrahjen Perspektivës (kopjen e kësaj shkrese e posedon RTV-Spektri). Nëse ishte krejtësisht normale që Redaksia e kësaj gazete të lobojë për veten, nuk jemi shumë të sigurtë që edhe Kryetari i komunës duhej të ishte në anën e tyre. Edhe ate për disa arsye, e para se stafi i kësaj gazete edhe më tej nuk po mundet ti arsyetojë mjetet financiare të marra nga donacionet e mëparshme për çka me gjasë e pret ngritja e aktëpadisë për keqëpërdorim të mjeteve finansiare, e dyta se, edhe Shaip Kamberi ju gëzua lindjes të Nacionalit, themelues të së cilit është K.N.SH, prapa të cilit qëndron Subjekti i tijë dhe ku janë të angazhuar me sinqeritetin më të madh Gazetarët më eminent dhe më professional të Luginës së Preshevës. Njëri si Kryeredaktorë, Baki Rexhepi dhe tjetri si zëvendës kryeredaktorë Jeton Ismaili, dhe disa të tjerë në stafin e Redaksisë.

Një ndër katër shtyllat dhe kompetencat me çka shpresohej se do miret K.SH.N. është edhe informimi në gjuhën shqipe në Liginën e Preshevës. E kot ishte shpresa dhe premtimet se ky këshillë do të ndikojë sado pak në normalizimin dhe përmirsimin për informim më të mirë në gjuhën shqipe por edhe në mbrojtjen e mediumeve egzistuese nga rreziqet, kërcënimet dhe sulmet që mundë të vinë nga faktorë të ndryshëm në Luginën e Preshevës. Bile edhe vetëm përmes reagimeve, shkresave publike apo dhe shprehjes të keq’ardhjes.

Kush nuk mund ta mbrojë as vehten, dihet si mund ti mbrojë të tjerët !

RTV- Spektri

B u j a n o c

Taking the first https://essayclick.net/ step if your students are not receiving the financial education you believe they should, I encourage you to work with your state jump$tart coalition for advice on how you can make an impact in your own school district

2 Responses

  1. sejda thotë:

    Shaipi pe nihmojka Sekspertiven e Sevdailit qe po rehet me njerz per borxhe a?!?!?!?!

  2. ylli thotë:

    Qaq u perzi leshi sa kush sun i bje ne drum qisaj Lugine, Zoti ju nimoft!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch