Home » Shoqëria Civile » Bujanoc: “Sadaka” komunale për mediet lokale

Bujanoc: “Sadaka” komunale për mediet lokale

Pikture “Sadaka” -Shoqeria civileKomuna e Bujanocit, me një Aktvendim, të datës 7 korrik 2015, ka shpallur rezultatin e konkursit mbi bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit për veprimtari shoqërore në fushën e informimit publik.

 

Sipas Rregullores komunale mbi kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve për informim publik me rëndësi lokale, komisioni për vlerësimin e projekteve e ka ndarë “kulaçin”, në mënyrë selektive, të njëanshme dhe tejet cinike.

 

“Sadaka” komunale për mediet lokale erdhi një javë para se të përmbyllet muaji i bekuar i Ramazanit, në prag të Fiter Bajramit, ose siç e quajmë me një fjalë Bajrami i Madh.

 

Për ta zbutur mllefin eventual të ndonjë mediumi lokal, për sasinë e vlerës financiare të projektit, qeverisja e Komunës së Bujanocit, e ka lënë mundësinë e hapjes edhe të një konkursi publik gjatë periudhës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajramit.

 

Të parat, që iu gëzuan “sadakës” komunale janë portalet informative: www.bujanoci.net, 190 mijë din, www.titulli.com, 180 mijë din, www.luginapress.com, 170 mijë din dhe një tjetër në gjuhën shqipe që nuk dihet se çka është: Bujanovaçke,120 mijë din.

 

Të dytat, që pak u buzëqeshi fati politik janë: Qendra për demokraci dhe edukim “Lugina”, 60 mijë din, Revista “Perspektiva”, 60 mijë din, Revista “Jehona”, 60 mijë din dhe Ndërmarrja gazetare botuese “Serbski Venac”, 120 mijë din.

 

Të tretat të vërtetat, që u ra luga në mjaltë, janë mediumet radiotelevizive: Televizioni “Spektri”, 900 mijë din dhe  Radio “Ema”, 240 mijë din.

 

Të katërtat, që u buzëqeshi fati i hidhur i eleminimit janë: RTV “Aldi” nga Presheva, “Danas”, medium publik nga Beogradit dhe “Malësia” nga Bujanocit, për kinse mosplotësim të kushteve në masë të mjaftueshme, kriteret e përgjithshme dhe ato specifike.

 

Dy të parat, u eleminuan ngase nuk janë nga territori i Komunës së Bujanocit, po e treta “Malësia” , në cilin rajon bie? Apo ndoshta Malësia e Bujanocit, u ka dalë nga kontrolli politik qeverisjes lokale e cila për t’i bërë “zap”, po mundohet ta përdor kamxhikun financiar, por e ka të fundit, ngase vitin e ardhshëm na trokasin zgjedhjet e reja e nuk i dihet se çfarë qeverisje dhe çfarë komisioni do t’i vlerësoj propozim projektet?

 

 

Shuma e përgjithshme e buxhetit komunal për financimin e projekteve në fushën e informimit publik ka qenë  2.100.000,oo din. Nga kjo vlerë financiare dy mediumet radiotelevizive “Spektri” dhe Radio “Ema”, kanë fituar  1.140.000,oo din, dy mediumet e shkruara te vetmet në këtë rajon Revista “Jehona” dhe Revista “Perspektiva”, 120 mijë din dhe revista ne gjuhën serbe “Serbski Venac “, 120 mijë dina sad y të parat në gjuhën shqipe.

 

Dhe portalet informative: www.bujanoci.net, www.titulli.com, www.luginapress.com, 540 mijë din.

 

Krejt në fund, vlen të theksohet se Revista “Jehona”, mediumi i vetëm i shkruar në nivel të rajonit të Luginës së Preshevës, vitin e kaluar ka përfituar nga buxheti komunal 480 mijë din, kurse këtë vit,mjerisht, 60 mijë, mjete këto të cilat mund t’ia zgjasin jetën vetëm për një numër. Sa e kupton vlerën e mediumeve ky pushtet, flasin faktet e këtij konkursi, që s’ka koment………….

 

 

Shoqëria Civile “perspektiva”, Bujanoc

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch