Home » Lajme, Vendore » PËRURIM I MYFTINISË SË PRESHEVËS – BUJANOCIT ME RASTIN E FILLIMT TË MUAJIT TË BEKUAR TË RAMAZANIT

PËRURIM I MYFTINISË SË PRESHEVËS – BUJANOCIT ME RASTIN E FILLIMT TË MUAJIT TË BEKUAR TË RAMAZANIT

Xhamia vjeter PrMyftinia e Preshevës – Bujanocit të gjithë besimtarëve të konfesionit islam në Luginën  e Preshevës dhe më gjerë përzemërsisht ua uron muajin e bekuar të Ramazanit.

Është një kënaqësi e veçantë që arritëm këtë muaj të shenjtë në të cilin Allahu Fuqiplotë filloi zbritjen e Kur’anit deri tek krijesa e Tij më e dashur , Muhammedi a.s.

S’do mend se Ramazani ngërthen në vete dashuri , harmoni , respekt ndërmjet besimtarëve dhe në të njëjtën kohë është një rast i volitshëm për spastrim shpirtëror të mëkateve tona të bëra gjatë kohës.

Gjatë këtij muaji të bekuar gjendet edhe Nata e Kadrit e cila është më e vlefshme se 1000 muaj. Po në këtë natë tejet me vlerë nisi zbritja e Kur’anit Famë lartë.

Allahu xh.sh. , në Kur’anin e Madhërishëm lidhur me agjërimin e muajit të Ramazanit potencon :

O ju që besuat , agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre para jush , kështu që të bëheni të devotshëm “.( El- Bekare , 182 )

Muhammedi a.s. , në një hadith të tij ka thënë :

Sikur ta dinte ummeti im ( pasuesit e mi ) vlerën që ka Ramazani, do të dëshironin që i tërë viti të jetë ramazan.” ( Hadith )

Lusim Allahu xh.sh., që të na bëjë agjërimin sa më të lehtë , të na dhurojë durim për sfidat që na presin e me të cilat do të përballemi ne , si dhe të na i pranon të gjitha adhurimet – ibadetet tona që me vullnetin dhe dëshirën e Tij të paskajshme do t’i realizojmë gjatë këtij muaji të bekuar.

 

Njofton Sektori për informim  pranë Myftinisë së  Preshevës – Bujanocit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch