Home » Lajme, Vendore » Përurohet salla e edukatës fizike në paralele e ndarë në Zhunic

Përurohet salla e edukatës fizike në paralele e ndarë në Zhunic

Në prani të nxënësve,mësimdhënësve dhe drejtorëve të disa shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës Kryetari Mustafa ka përuruar sallën e edukatës fizike në paralelen  e ndarë në fshatin Zhunicë të shkollës fillore Ibrahim Kelmendi.

Me duartrokitje të fortë  nxënësit e shkollës Fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë paralelja e ndarë në Zhunicë pritën sot   kryetarin e  Komunës së Preshevës i cili përuroi sallën e edukatës Fizike në këtë shkollë. Me  fillimin e vitit shkollor 2013- 2014 po fillon të funksionoj edhe kjo sallë e cila ishte dëshirë e kamotshme e shumë gjeneratave. Kryetari Mustafa para nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle bëri hapjen solemne të objektit në fjalë. Edhe drejtoresha e Shkollës Fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë ka uruar nxënësit dhe arsimtarët  për këtë sallë,gjithashtu falënderoi  kryetarin Mustafa për këtë hap të rëndësishëm.

Nxënësit isha ata që u gëzuan më së shumti për këtë sallë të edukatës fizike,pasi më herët nuk kanë pasur kushte të mira për zhvillimin e orës së edukatës fizike. Për arsimtarin e edukatës fizike Bejzad Asllani  kjo sallë tani ka sjellë kushte shumë të mira për gjithë nxënësit e kësaj shkolle. Në fund kryetari Mustafa ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Pushteti lokal deri më tani ka ndërtuar  disa salla të ed fizike,me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës nëpër shkolla.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch