Home » Lajme, Vendore » Pieter Fieth e kundërshton çdo ide për ndarjen e Kosovës

Pieter Fieth e kundërshton çdo ide për ndarjen e Kosovës

Ish-shefi Zyre Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe ndërmjetësi i dy konflikteve në Ballkan, Pieter Fieth e kundërshton çdo ide për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se ndarja mund të ketë pasoja fatale në Ballkan, sepse të njëjtën do ta kërkojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ata në Maqedoni. Në një intervistë dhënë për VOA-n, ish-ndërmjetësi i konfliktit në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, Fieth kundërshton idenë e ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët e mbështesin idenë e ndarjes së Kosovës. “Nuk jam i vetmi që jam kundër ndarjes. Vendet, të cilat e mbështesin Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, Turqia, Zvicra dhe Norvegjia e kundërshtojnë me vendosmëri ndarjen”, ka deklaruar Feith, sipas të cilit, ideja e ndarjes, është opsion për të cilin nuk duhet të shpenzohet shumë energji. “Nëse do të ketë ndarje, ajo do të jetë shumë destabilizuese për mbarë rajonin, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë, sepse do të vihet në pikëpyetje Lugina e Preshevës dhe natyrisht ndarja mund të jetë destabilizuese edhe për Maqedoninë. Pra, unë mendoj se ky opsion është hedhur poshtë nga miqtë e Kosovës”, ka deklarua Feith. Diplomati holandez i cili konsiderohet si njëri nga njohësit më të mirë të çështjeve shqiptaro-sllave në Ballkan, Feith thotë se alternativa e vetme për të ecur përpara, është ajo e negociatave, respektivisht e integrimin e veriut të Kosovës në kuadër të Prishtinës. ”Së pari, veriu i Kosovës duhet të mbetet pjesë e Kosovës. Siç e dini Kosova dhe Serbia kanë një perspektivë evropiane dhe çdo zgjidhje politike për veriun duhet të jetë në përputhje të asaj që unë do ta quaja korniza e anëtarësimit e Komisionit Evropian. Ndërsa e dyta, është që në përgjithësi zgjidhja politike për veriun duhet të gjendet brenda parametrave të planit Ahtisari, thotë Feith./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch