Home » Lajme » Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës, pretendoj të ateroj në Aerpotin « Nënë Tereza » në Tiranë

Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës, pretendoj të ateroj në Aerpotin « Nënë Tereza » në Tiranë

EKSKLZUIVE: Burimi Aliu,nga fshati Vakisncë i KKmanovës i cili flet për herë të parë si pilot për një mediumi shqiptar, ai shpjegon për agjencinë informative ”Presheva Jonë” se “në mars të vitit të kaluar kam fluturuar së pari herë nga Zvicra në aerportin e Prishtinës, ku në reaoplan kisha një delegacon të lartë zvcieran, ku shkonin për mision dhe punë të tyre në Kosovë. Vërtetë ishte kënaqësi e madhe, sa që nuk kam fjalë si t ju përshkruaj. Pas Prishtitnës, pretendoj të aterojë së shpejti në drejtim të Aerpotit ndërkombëtar ”Nënë Tereza” në Tiranë..

Mërgimtarët tanë në perendim sot nuk janë më si dikur sharragjinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, Gjermani, SHBA, Austri, Belgjikë, Itali..dëshmon jo vetëm gjuha e tyre që flasin mirë, por edhe titujt e tyre si mjek, ingjinier, saptaj patron firmash në biznese të larmishme, ekspertë të lëmive të ndryshme, arkitekt, avokat. Madje edhe pilotë…Sot vetëm në Zvicër kemi 4- 5 pilotë siqhptarë. Lidhur me këtë dhe profesionin e aviacionit agjencia informative « Presheva Jonë » kah villuar një intervistë me pilotin e ri shqiptar Burim Aliui cili jeton dhe vepron në Sant Galen të Zvicrës.

Njëri nga këta pilotë është edhe i riu Bujar Aliu nga Vaksinca e Kumanovës. Piloti i ri shqiptarë Burim Aliu (30 vjeqar) sot jeton dhe vepron në Sant Gallen të Zvicrës. Për kontributin dhe sukseset e Burimit nga toka deri në qiell, në timonin e aeroplanit ju është mirnjohës përveq prindërve edhe Zvicrës, të cilin vend e konsideron si vendlinjde të dytë. Këtë na e tha edhe babi i tij Ahmet Aliu i cili qe më shumë se 40 vjet në Zvicër. Piloti ynë është i martuar me Njomzën dhe kanë dy goca Hanën (3 vj. dhe Lonën.4.5 vj)

Në autobigrafinë e tij mësojmë se piloti Burim Aliun është diplomuar në vitin 2007 dhe tani ai korrespondon linjat e rregullta nga aeroporti i Luganos në disa relacione ndërkombëtare. Burimi Aliu, i cili flet për herë të parë si pilot për një mediumi shqiptar, ai shpjegon për agjencinë informative ”Presheva Jonë” se ”qysh kur kisha unë 11-vjeç prindërit e mi u gjendën në Zvicër, natyrisht si gjithë shqiptarët, me synim të qartë, për të punuar dhe shkolluar fëmijët…Unë, shkollën fillore dhe atë të mesme i kam mbaruar në Uzwil të St.Galen..”

Do theksuar se Burimi i cili binte në sy për prirje dhe talent në literaturë aviacioni dhe vizatim teknik. Fillimisht krahas studimeve ai nisi të punonte në kompani të njohura në disa vendeve oksidentale, si përfaqësues i teknologjisë në firmën e njohur Bühler- AG, i cili i joshur nga aviacioni ai edhe u drejtua në profesionin e pilotit të cilin sot e ushtron me krenari si shpiqtar dhe zviceran. Burim Aliu për ca muaj, para se t ju rrekej studimeve u gjend ne Kanada për perfeksionim të gjuhës angleze. Në vitit 2007 në praninë e ekspertëve të njohur zviceran të aviacionit ka mbrojtur me sukses licencën e pilotit – airline. Pas ligjëratave gjatë studimeve të aviacionit, Burim Aliu pjesën teorike i kaloi me kuses në Zhurich dhe pjesën tjetër, atë praktike, në Florida të Amerikës.

”Nga 8 janari i këtij viti ushtroj profesionin tim në Lugano për kompaninë zvicerane ”Darwin Airliene” Nga aeroporti i Luganos flutruoj në linja nacionale dhe ndërombëtare si në drejtim të Gjenevës, Zhurich, pastaj edhe në ato jashtë Zvicrës, fillimisht duke frekutneuar në ato italiane si në drejtim të Milanos, Romës, Palermos, Venezias, Nice, Palma de Mayorka etj…Në mars të vitit të kaluar kam fluturuar nga Zvicra në aerportin e Prishtinës, ku në reaoplan kisha një delegacon të lartë zvcieran, ku shkonin për mision dhe punë të tyre në Kosovë. Vërtetë ishte kënaqësi e madhe, sa që nuk kam fjalë si t ju përshkruaj. Pas Prishtitnës, pretendoj të aterojë së shpejti në drejtim të Aerpotit ndërkombëtar ”Nënë Tereza” në Tiranë..Derisa fluturon me aeroplanin e tipit SAAB 2000 mbi alpet e Zvicrës shpesh shikoj nga dritarja mos po shoh Prishtinën, Tiranën, Vaksincën apo…” i thotë për agjencinë
”Presheva Jonë” duke qeshur ploti shqiptarë në Zvicër Burim Aliu.”

Piloti i ri shqiqtar Burimi shton për fund se “Deshta të shtojë edhe dicka për hirë të rrespektit të kolegëve të mi, unë sot ndoshta jam pilot më i ri, por fatmirësisht s’jam i vetmi pilot shqiptarë në Zvicër. Unë njoh dhe kam miq edhe pilotë tjerë shqiptarë në Zvicër, si Besnik Sadriu (nga Presheva), Shaban Shkreli (Pejë), Burhan Jahiu (ocifer i lartë nga Presheva) etj…

Lugano 9 gusht / AIK -Presheva Jonë

But when I college-essay-help.org have them use debits and credits to keep track of their assets, profits, and losses while playing monopoly, they care about accounting for every penny

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch