Home » Histori, Lajme » Piza ,qytet pellazg – etrusk

Piza ,qytet pellazg – etrusk

E dini që qyteti Piza në  regjionin e Toskanes ishte ndërtuar  pra Luftës së Trojes ? Pak nga ne e kishim ditur se dikur ne siujdhesen Italike    të gjithë banorët e asaj ane të Adriatikut e flitshin të njëjtën gjuhë po si ilirët e brigjeve të Adriatikut Lindor e më tutje po sikur ata banorët e lashtë Azisë së Vogël
Unë personalisht e falënderoj shqiptaren e madhe Nermina Vlora Falaschi  e cila me studime te saja na e  bëri të gjallë se edhe etruskët ishim ne , po sikurse ilirët edhe etruskët flitshin shqipen e kohës së vet.

Bota  etruske ishte shumë e madhe . Neve na kishin ndalur orën tek formimi i Perandorisë Romake ,pa  e spjeguar se si ata linden ,kush i solli ,në tokat e kujt mbretëruan . Askush nuk na e  spjegonte që ata linden nga vet etruskët dhe ilirët dhe u rritën dhe u glorifikuan hiq më shumë se sa në tokat e të parëve të tyre. Duke filluar nga përgatitje shkollore , arti luftarak dhe sulmet e shkatërrimet por më vonë jeta e ëmbël dhe ndërtimet ishin nga vetvetja .
Po cilët ishin Lidianët dhe Etrsuskët e Toskanës? thuase ishin vetëm ata në siudhesën italike. Po mesapet, picentet , sardet, venetet  ?

Miku i madh i lashtësisë sonë Z. Mathieu Aref në një rast shkruan :” Po e mbyll më këtë reflektim të famshëm të historianët gjerman  Karl Otfried Müller i  nxjerrë nga « Prolegomena » e botuar në 1825 (edhe pse unë nuk pajtohëm më te gjithmonë në disa fusha të tjera), “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet  në historinë e Greqisë , më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani “. Për këtë unë e konsideroj si një vizionar të madh . Falëminderit. »
Për deri sa ai e mbyllte shkrimin e tij me fjalët e cituar më lartë , unë po e filloj shkrimin tim po me  atë thënje të historianit gjerman Karl Otfried Müller :” “Sa më shumë inteligjenca të depërtohet  në historinë e Greqisë , më shumë vëmendje do t’i kushtohet elementit pellazg, i sakrifikuar deri tani ”
Pra elementi pellazg është sakrifikuar që moti për hire të diçkaje tjetër madhore : falsifikimi i historisë.

Trombeti thoshte me bindje që “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjeri gadishullit Apenin, që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri.” Studiuesi Lattes e pranonte se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italikë” (Studi Etruschi 1942). Po ku dua të dal ?
I motivuar shumë nga kundërshtimet që edhe sot i kemi ndaj elementit pellazg  , atëherë e konsultova një libër shumë me vlerë të Mario Guranaccit , 1767  e posaqërisht desha të shënoj ndërtimin e qytetit të Pizes se Toskanës në veriun e Detit Tiren.
Shënimet e ndryshme flasin , ato flasin ato tregojnë për Pizën e njohur me Kullën e saj të shtrembër, por unë u thellova dhe hasa në mirëkuptim të literaturës se kush ishin ndërtuesit e parë të saj . Historia i ka shtresuar kohët e kaluar mbi te , por edhe fillimi i Pizës është i shënuar nga vet ata që janë mundura t`ia krijonin një histori që del dhe fillon nga vetëm ata.

Prejardhja e emrit të Pizes nuk dihet , kurse origjina e qytetit me shekuj kishte mbetur e pa njohur , sepse kishte teori të ndryshme për të parët e këtij qyteti bregdetar . Thuhej  se ishin  Pellazget , Grekët , Etruskët dhe Liguret. Hulumtimet arkeologjike kanë gjetur gjurmë të shekullit  të 5-të para Kr. që e vërtetojnë tregtinë në mes Galëve dhe Grekëve në këtë qytet . Por . duke gërryer në Arenen Garibaldi , 1991 , u gjetën varrezat etruske,
Edhe autorët romak e shkruanin se Pisa ishte qytet i vjetër ,  Strabo i referohej origjinës së Pizes që Nestori mitik , mbreti i Pylosit ,pas rënjes së Trojës , por Virgjili në “ Eneiden  “e tij e përshkruante si qendër të madhe në “ Tokën e Etruskëve “ .  Komentuesi i Virgjilit  shkruante që Teuti , mbreti i pizanëve  e kishte themeluar qytetin e Pizes 13 shekuj para fillimit të epokës së re (William Heywood (2010). A History of Pisa: Eleventh and Twelfth Centuries. Cambridge University Press. p. 1. ISBN 9781108010139.  )

Më vonë Piza shërbente si bazë romake e ekspeditave të saja detare kundër Galëve , Ligurëve dhe Kartagjenasve. Në viti 180 para Kr. qyteti u kolonizua nga romakët dhe u fut nën ligjin  “Portus Pisanus.”.   Në vitin 89 para Kr., Portus Pisanus  u bë municipium.
Të dalim tek  pellazget dhe etrusket themeluesit e vërtetë të Pizes  , pra sipas  Mario Gurnaccit dhe librit të tij historik Piza dhe Arkadia  u themeluan nga Pellasget tiren. lexoni më poshtë në foton nga libri i përmendur :

Derisa Straboja shkruante se qyteti ishte vetëm 4 km larg bregut të detit , tani qyteti falë ndryshimeve gjeologjike është mbi 9 km larg bregut të Detit Tiren.
Fahri Xharra, 04.10.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress